Kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti ka reaguar pas mbylljes së qendrave të votimit.

Kurti ka kërkuar mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve, për të cilin tha se është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor

“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor. Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike. Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote!”, tha Kurti.