Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti pa reagim për Vjosa Osmanin që e mbylli mandatin, ka një urim për Balen Shah, kryeministrin e zgjedhur të Nepalit

GD
Gazeta Demos4 prill 2026 në 21:25
Kurti pa reagim për Vjosa Osmanin që e mbylli mandatin, ka një urim për Balen Shah, kryeministrin e zgjedhur të Nepalit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka reaguar për përmbylljen e mandatit nga presidentja Vjosa Osmani sot, e cila ia kaloi detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në një ceremoni në Presidencë.

Megjithatë, Kurti nuk e la pa i dërguar urime kryeministri të zgjedhur të Nepalit për nisjen e mandatit të ri.

Ai në një postim në X i uroi suksese atij, ndërsa tha se pret forcim të bashkëpunimit mes Kosovës e Nepalit.

“Urime Balen Shah për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Nepalit. Ju uroj shumë suksese në avancimin e progresit, stabilitetit dhe mirëqenies për vendin tuaj. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe institucioneve tona, si dhe ndërtimin e një partneriteti konstruktiv ndërmjet popullit të Kosovës dhe Nepalit”.

Osmani përfundoi sot mandatin pesëvjeçar në krye të shtetit. Ajo u bë presidente pas marrëveshjes që pati me Kurtin në zgjedhjet e 2021-ës, në të cilat hynë në një listë të përbashkët. Osmani, e cila pati ambicie të mbesë edhe për një mandat presidente, nuk u kandidua nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës
  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media