Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Nuk ka asnjë aktgjykim të Kushtetueses që s’e kam respektuar

GD
Gazeta Demos18 gusht 2025 në 13:08
Kurti: Nuk ka asnjë aktgjykim të Kushtetueses që s’e kam respektuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës gjithmonë ka respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se njëjtë ka vepruar edhe ai si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka theksuar se vonesa në publikimin e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese ngre dyshime për mospërputhje me njoftimin e bërë më 8 gusht.

“ Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës me mua si Kryeministër nuk e ka respektuar. Dhe nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i VV-së, nuk e kam respektuar. Por kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë i pazakonshëm, i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë ”, tha Kurti.

Ai shtoi se për dallim nga rasti i 26 qershorit, kur në të njëjtën ditë është bërë publik njoftimi dhe aktgjykimi, kësaj radhe Qeveria ende nuk e ka në dispozicion aktgjykimin e plotë, gjë që sipas tij po krijon vonesa të panevojshme.

“ Edhe një herë po e ritheksoj që ne gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, por kësaj radhe për dallim nga 26 qershori e kemi vetëm njoftimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e kemi aktgjykimin e plotë, i cili po vonohet, të cilin duhet ta lexojmë në tërësinë e tij. Më 26 qershor e kemi pasur në të njëjtën ditë njoftimin edhe aktgjykimin. Tash më 8 gusht e patëm njoftimin, por ja që ende nuk e kemi aktgjykimin. Kur ta lexojmë atë do ta themi vlerësimin tonë meritor. Por nuk është mirë që kemi këtë vonesë, por në bazë të njoftimit, në bindjen time, ka mospërputhje mes këtij aktgjykimi në versionin e plotë që jemi duke e pritur dhe 26 qershorit të po kësaj përvoje të Gjykatës Kushtetuese ”, shtoi Kurti.

Më shumë nga Lajme

  • 09:24“Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim” – Këto janë mesazhet që dha dje Von der Leyen gjatë vizitës në Kosovë
  • 09:04Gjermania përgatitet për skenar lufte me Rusinë, Hamburgu i nënshtrohet stërvitjes masive të NATO-s
  • 08:58Punonte pa leje në Gjermani, shqiptari arrestohet gjatë kontrollit të Doganës
  • 08:45Dy të arrestuar në Pejë, u sekuestruan dy pistoleta dhe 17 fishekë
  • 08:45BE-ja për protestat në Kosovë pas aktgjykimit në Hagë: Demonstratat paqësore janë e drejtë themelore