Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kurti njihet për eliminim”-Haradinaj ia përmend Kurtit të larguarit nga VV: I erdhi radha Osmanit

GD
Gazeta Demos8 prill 2026 në 21:28
“Kurti njihet për eliminim”-Haradinaj ia përmend Kurtit të larguarit nga VV: I erdhi radha Osmanit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për praktika të eliminimit të figurave kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Haradinaj tha se Kurti njihet botërisht për eliminimin politik të individëve me ndikim, duke përmendur figura të tilla si Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Dukagjin Goranin, Haki Abazin, dhe shumë të tjerë që dikur ishin kundërshtarë të opozitës dhe tashmë janë larguar nga VV.

Ai e konsideroi Vjosa Osmanin si “kokën e fundit” të eliminuar politikisht.

“Një prej figurave kyqe të VV-së që i ka marrë mbi 300 mijë vota është eliminuar politikisht. Zoti Kurti nihet botërisht për eliminimin e kokave të cilsaae iu ka rrit niveli në aspektin e brendshëm ose ndërkombëtar, kështu ka ndodhur me Shpendin, me Dardanin, me Dukagjin Goranin, kush i mban mend këta djem, Haki Abazin, që ka qenë më i fuqishmi kundër opozitës, Shpend Ahmetin, kush e mban mend”, tha Haradinaj.

“Ilir Dedën për shembull, Dardan Molliqajn, Aida Dërguti ka qenë nënkryetare e LVV, Dardan Sejdiu poashtu. Njihet për eliminim. Vjosa Osmani ishte koka e fundit”, përfundoi ai.

Daut Haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 21:27Ekstradimi i Dukagjin Nikollës, Policia del me njoftim
  • 21:22Mbi 60 gjoba e dhjetëra kallëzime penale për mosdeklarim të pasurisë
  • 21:21Sulmoi qytetarët në një qendër tregtare në Pejë, arrestohet i dyshuari
  • 21:21Kryeziu-Hyseni: Opozita po na çon drejt një procesi të ri zgjedhor
  • 20:57Gjini: As një milion vota nuk e shndërrojnë gënjeshtrën në të vërtetë