Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti: Një prej krimeve më makabre dhe më djallëzore të Serbisë, ka qenë helmimi i nxënësve

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2025 në 17:59
Kurti: Një prej krimeve më makabre dhe më djallëzore të Serbisë, ka qenë helmimi i nxënësve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në edicionin e dytë të Forumit “Zá n’Kujtesë” që këtë vit iu kushtua helmimeve të nxënësve në Kosovë gjatë viteve 1990–1992. Ky edicion i ri, i realizuar nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë në bashkëpunim me MAShTI-n, sjell dokumente, fotografi dhe dëshmi të kohës që ndriçojnë një nga episodet më të errëta të viteve ’90.

Në fjalën hyrëse, kryeministri Kurti tha se i vjen mirë që gjashtë muaj pas forumit të parë të “Za n’Kujtesë”, që për subjekt i kishte ushtarët shqiptarë të vrarë në ushtrinë jugosllave, sot jemi bërë bashkë për forumin e dytë, që për temë i ka, helmimet e nxënësve në Kosovë në fillim të viteve ’90.

“Mes të gjitha krimeve të kryera nga shteti okupator i Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, një prej krimeve më makabre dhe më djallëzore, kanë qenë pikërisht helmimet e nxënësve. Shumë prej nesh këtu e kanë përjetuar atë kohë të errët, e cila edhe në kujtesën time edhe sot është shumë e gjallë, meqë kam qenë nxënës i vitit të parë në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, kur në pranverën e vitit 1990, u bë e qartë që nxënësit po helmoheshin nëpër shkolla”, tha kryeministri Kurti.

Në fjalën e tij, ai kujtoi kohën kur në Kosovë kishin filluar helmimet e nxënësve, më 21 mars 1989 në Klinë dhe më 6 dhjetor 1989 në Prizren, duke thënë se teksa po përgatitej suprimimi i autonomisë së Kosovës, që u realizua më 23 mars 1989, vetëm dy ditë më herët, në shkollën “Luigj Gurakuqi” të Klinës, u shënuan rastet e para të helmimeve. Në muajt në vijim, duke filluar nga 15 marsi i vitit 1990, raste të helmimeve të nxënësve do të shënoheshin edhe në 20 qytete dhe 11 fshatra në tërë Kosovën. Përtej nxënësve në shkolla, raste helmimesh do të regjistroheshin edhe mes punëtorëve në fabrikën e tekstilit “Emin Duraku” në Gjakovë, në fabrikën “Ballkan” të Suharekës, në fabrikën “Polet” të Vushtrrisë dhe sporadikisht mes kalimtarëve. Madje u raportua edhe për helmimin e shtatë fëmijëve në çerdhen “Emin Duraku” në Gjakovë. Më 19 mars 1990, pati helmime masive të nxënësve shqiptarë në Podujevë, që u pasuan nga një valë tjetër helmimesh edhe më 22 mars. 20 mars 1990, ishte dita kulmore e helmimeve, kur raste të nxënësve të helmuar u raportuan në shumë qytete të Kosovës. Numri më i madh i të helmuarve do të rezultonte të jetë mes nxënësve të komunës së Ferizajt, ndërkaq ndër vite, është përllogaritur që numri total i nxënësve të helmuar ka qenë 7421.

“Autoritetet serbe u orvatën t’i kamuflojnë gjithë këto raste helmimesh, duke i penguar hetimet dhe analizat mjekësore. Po ashtu, i patën përndjekur ata që ishin përfshirë në dhënien e ndihmës, sikur në rastin e 48 studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të cilët u burgosën për shkak të, siç u tha, ofrimit të paautorizuar të ndihmës mjekësore. Pavarësisht këtyre përpjekjeve të tyre, këto krime shtetërore të Serbisë padyshim që kanë lënë pas shumë dëshmi”, tha kryeministri.

Krahas dëshmive të vet viktimave, dëshmitarëve, raporteve të ndryshme mjekësore e të organizatave ndërkombëtare, si dhe politikanëve të kohës, kryeministri veçoi rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë nga institucionet e shtetit të Kosovës. Pikërisht me qëllim të grumbullimit të çdo materiali dhe çdo dëshmie për të gjitha krimet e cilësdo periudhë të kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë, është themeluar edhe Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, në të cilin institut po krijohet një qendër arkivore, librare dhe audiovizuale, që do t’u shërbejë të gjithë studiuesve, kërkuesve, gazetarëve, juristëve dhe politikbërësve të interesuar për të vërtetën e historisë së Kosovës dhe politikave të adresimit të saj, shtoi kryeministri.

“Duke grumbulluar dëshmi për helmimet dhe të gjitha krimet e kryera nga shteti i Serbisë në Kosovë, duke u kujdesur përmes institucioneve tona si shtet dhe përmes kultivimit të mbamendjes si shoqëri, duke njohur dhe kujtuar, ne kujdesemi edhe që të mos kthehet fashizmi dhe që e kaluara të mos na përsëritet”, tha ai në përfundim të fjalës së tij.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 20:26Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja Reporteri Publikuar Sot, 20:04 · 3 min lexim A+ A− Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe përgjegjësinë që bartin pjesëtarët e saj, duke thënë se shërbimi me integritet dhe profesionalizëm duhet të jetë prioritet i pakompromis. Në një postim në Facebook, pas ceremonisë së diplomimit të 397 kadetëve të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, Kurti ka thënë se përfaqësimi i këtij institucioni është një prej përgjegjësive më të larta që mund t’i besohet një personi. “Përfaqësimi i Policisë së Kosovës, si pjesëtar i saj, është një prej përgjegjësive më të larta që mund t’i besohet e të pranojë dikush. Shërbimi me integritet dhe profesionalizëm, duhet të jetë përherë prioritet i pakompromis, sepse para së gjithash e gjithnjë është detyrë. Rëndësia e Policisë është aq e madhe, saqë e bën atë më tepër sesa institucion të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Kurti. Lexo edhe Hoti 397 policëve të rinj: Uniformën mbajeni me dinjitet, nder dhe krenari Sot, 20:21 · 3 min lexim Ndizet gara për armët hipersonike mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë Sot, 19:54 · 9 min lexim Gjykata amerikane bllokon përkohësisht ndërtimin e harkut të triumfit të Trump Sot, 19:19 · 3 min lexim Reklamë Ai ka theksuar se nga momenti i betimit, secili pjesëtar i Policisë duhet të jetë i gatshëm të punojë me ndershmëri në interes të shtetit dhe të gjithë qytetarëve, pa dallim. “Secila police e secili polic duhet të jetë në gatishmëri të plotë për të punuar me ndershmëri në interes të shtetit e të gjithë qytetarëve pa dallim, në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës së Republikës, duke kujtuar e nderuar secilën ditë jetën e kontributin e heronjve të Policisë sonë, si Enver Zymberi, Afrim Bunjaku dhe të gjithë të rënëve në krye të detyrës”, ka shkruar ai. Kurti ka bërë të ditur se nga 397 kadetët e diplomuar, 118 janë gra dhe 279 burra, duke theksuar se afërsisht një në tre të diplomuar të kësaj gjenerate është grua. Kreu i Qeverisë ka përmendur edhe investimet në Policinë e Kosovës gjatë pesë viteve të fundit, duke pretenduar se buxheti për këtë institucion është rritur për më shumë se 50 për qind. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë ngritur dhe forcuar 20 stacione, objekte dhe baza policore në veri të vendit, ndërsa Policia është pajisur me armë të gjata, automjete dhe autoblinda të reja, me vlerë gati tetë milionë euro. Reklamë Kurti ka përmendur edhe gjetjen e tri varrezave masive nga lufta e fundit në fshatrat Kalludër e Vogël dhe Jabukë të Zubin Potokut, duke ia atribuuar këtë zhvillim sigurisë në veri dhe angazhimit të Policisë. “Arritjet janë të shumta, por me ato nuk duhet të vetëmjaftohemi. Ka ende shumë punë, shumë objektiva të cilat duhet t’i arrijmë si institucione, si polici dhe shoqëri”, ka përfunduar Kurti.
  • 20:23Hoti 397 policëve të rinj: Uniformën mbajeni me dinjitet, nder dhe krenari
  • 20:22“Do t'i mbështes ata” - Presidentja Shiroka Pula takoi kryetarët e komunave
  • 20:18Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
  • 20:15Putin konfirmon takimin Rusi-SHBA-Ukrainë