Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti në 2039-tën dëshiron të bëhet “ambasador i Kosovës në Paris”

GD
Gazeta Demos15 korrik 2026 në 09:56
Kurti në 2039-tën dëshiron të bëhet “ambasador i Kosovës në Paris”

Kryeministri më detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në shënimin e Ditës Kombëtare të Republikës së Francës.

Në fjalën e tij, Kurti parashikoi se ku mund të jetë e ardhmja e ambasadorit francez në Kosovë, Olivier Guero, që e përfundon mandatin e tij si ambasador së shpejti.

Përveç tij, Kurti ka treguar edhe për synimet e tij në të ardhmen.

“Dhjetë ditë më parë, festuam 250-vjetorin e Revolucionit Amerikan dhe pas trembëdhjetë vitesh do të festojmë po ashtu 250-vjetorin e Revolucionit Francez. Deri atëherë, në vitin 2039, unë mund ta kem mësuar shumë mirë gjuhën frënge, në mënyrë që të bëhem ambasador në Paris, ndërsa Franca mund të ketë ndërruar shumë kryeministra, kështu që Olivieri të bëhet Ministër i Punëve të Jashtme”, tha Kurti.

Ai më pas lavdëroi punën e ambasadorit, duke thënë se angazhimi i tij i ka afruar vendet edhe më shumë.

“Kjo mbrëmje ka një rëndësi të veçantë, pasi shënon Ditën tuaj të fundit Kombëtare në Kosovë në cilësinë tuaj si Ambasador. Gjatë mandatit tuaj, ju e keni përfaqësuar vendin tuaj me dinjitet dhe jeni angazhuar me vendin tonë me çiltërsi dhe mirësjellje, duke i afruar edhe më shumë dy vendet tona”, ka thënë Kurti.

Guerot dje në këtë datë të shënuar, iu ka rikujtuar politikanëve në Kosovë që duhet të bëjnë kompromis për të zgjidhur ngërçin politik.

Më shumë nga Lajme

  • 08:44Kuvendi drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
  • 08:42Gjyqi ndaj ish-profesorit Krasniqi nis sot
  • 08:27Von der Leyen: Po e përgatisim paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë
  • 08:20Trump: Obamën do ta mposhtja me lehtësi në zgjedhje, është shumë i mbivlerësuar
  • 08:20Finland zbulon sulmin ndaj një anijeje luftarake ruse në Detin Baltik, Ukraina merr përgjegjësinë