Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti mori pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik të Vjenës

GD
Gazeta Demos9 qershor 2026 në 19:44
Kurti mori pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik të Vjenës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026”, që këtë vit mbahet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dhe kancelarit të Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.

Kurti, në fjalën e tij në sesionin hapës “Rruga e Kosovës drejt integrimit ekonomik dhe rritjes”, shprehu falënderime dhe mirënjohje për miqësinë e kamotshme dhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës.

Ai, sipas komunikatës, theksoi se partneriteti ndërmjet dy vendeve shkon përtej qeverive, sepse jeton nëpërmjet njerëzve.

Në këtë kontekst, ai përmendi mërgatën e Kosovës në Austri, e cila tha se kontribuon në shoqërinë austriake, forcon lidhjet ekonomike dhe shërben si urë lidhëse e gjallë ndërmjet dy shteteve.

Kurti foli për integrimin ekonomik si strategji për rritje dhe mënyrën se si mund të ndërtohen kushtet për integrim kuptimplotë. Ai theksoi se ky integrim nuk bëhet vetëm nëpërmjet deklaratave, por “nëpërmjet infrastrukturës, energjisë, rrjeteve digjitale, tregtisë dhe investimeve”.

Në kontekst të masave për lehtësimin e integrimit ekonomik, kryeministri në detyrë foli për planet për ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore, për krijimin e rrjetit të brendshëm dhe për t’u lidhur me rajonin dhe Evropën.

Për kompanitë që konsiderojnë investime në Ballkanin Perëndimor, ai theksoi se “Kosova ofron një kombinim bindës: tatimin prej 10% për korporatat, euron si valutë zyrtare, fuqi punëtore të re dhe në rritje, si dhe rrugë të qartë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, e cila mundëson parashikueshmëri në rregullativën që e kërkojnë investitorët afatgjatë”

Më shumë nga Lajme

  • 11:55Trafik armësh nga Kosova drejt grupeve kriminale në Shqipëri, arrestohet edhe një prizrenase
  • 11:39Sekuestrohen mbi 200 pako me barna të kontrabanduara në një barnatore në Prishtinë
  • 11:39Rinia Demokratike e Kosovës etiketon Kurtin, Deharin dhe Haxhiun: “Shkelësit e Kushtetutës”
  • 11:00Pritjet te Dheu i Bardhë shkojnë në 90 minuta – në Merdarë mbesin njëjtë, 3 orë
  • 10:59Manxhuka për fotografinë e Kurtit me të dyshuarin për lidhje me BIA-n serbe: Institucionet e sigurisë po zbulojnë elemente të dyshimta