Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Kosova s’mund ta pranojë që varësia e substancave narkotike të shndërrohet në realitetin e hidhur të rrugëve, shkollave apo familjeve

GD
Gazeta Demos10 shtator 2025 në 13:06
Kurti: Kosova s’mund ta pranojë që varësia e substancave narkotike të shndërrohet në realitetin e hidhur të rrugëve, shkollave apo familjeve

Në konferencën “Një komunitet pa varësi”, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se krijimi i një komuniteti pa varësi është mision kombëtar. Ai u shpreh se Kosova nuk mund ta pranojë që varësia të shndërrohet në realitetin e hidhur të rrugëve, shkollave apo familjeve.

“Jemi mbledhur sot për një betejë të përbashkët, betejë për jetën, për dinjitetin dhe për të ardhmen e fëmijëve. Një komunitet pa varësi është mision kombëtar që na thërret të gjithëve pa përjashtim. Jemi këtu bashkë, sepse së bashku po angazhohemi për një shoqëri të mirë ku çdo fëmijë dhe çdo i ri do të ketë mundësinë të jetojë me dinjitet dhe me shpresë.”, deklaroi Kurti në konferencën e organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në partneritet me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, Trust Circle Foundation dhe organizatën Labyrinth.

Kreu në detyrë i qeverisë tha se lufta kundër varësisë kërkon qasje gjithëpërfshirëse dhe të bashkërenduar, duke filluar nga parandalimi, edukimi dhe ndërgjegjësimi, e deri te mbështetja psiko-sociale, shëndetësore dhe rehabilitimi i të rinjve.

“Jemi të përkushtuar në zbatimin e strategjisë shtetërore kundër drogave 2024-2028 si një nga prioritetet për mbrojtjen e shëndetit publik. Përmes kësaj strategjie kemi përcaktuar masat e qarta që kombinojnë luftimin e zinxhirëve të shpërndarjes së drogave në forcimin e mekanizmave të edukimit në veçanti tek moshat e reja shkollore, por edhe parandalimin e rehabilitimin duke i pasur të gjitha këto në fokus. Ne po fuqizojmë policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike, ndërkohë po investojmë në qendra trajnimi dhe programe rehabilitimi për të rinjtë tanë.”, tha Kurti.

Ai shtoi se beteja kundër varësisë nuk mund të fitohet pa një front të bashkuar.

“Ne nuk mund të pranojmë që varësia të bëhet realiteti i hidhur i rrugëve tona, i shkollave tona apo i familjeve tona. Kjo është një betejë që e fitojmë vetëm së bashku institucionet, policia, komunat, shoqëria civile, mediat, shkollat, prindërit dhe vetë të rinjtë. Sot bëjmë thirrje për një front të bashkuar e të palëkundur kundër varësisë. Vetëm një komunitet i vetëdijesuar, i angazhuar dhe aktiv mund të krijojë të ardhme të lirë nga varësia.”, theksoi Kurti.

Ndërsa Remzije Krasniqi, presidente e Bordit Drejtues të KOMF-it, ngriti shqetësimin për rritjen e numrit të fëmijëve dhe të rinjve që përdorin substanca narkotike, duke i cilësuar ata si ndër kategoritë më të cenueshme.

“Fatkeqësisht kjo kategori e fëmijëve shpesh është në hije për shkak të mungesës së plotë të qasjes në shërbime sociale, shëndetësore, rehabilituese, por edhe stigma dhe paragjykimi që e kanë në shoqëri.”, u shpreh ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 08:53Policia bastisë një lokal në Deçan, sekuestrohet armë automatike e fishekë – arrestohen 3 persona
  • 08:24Vdes i mituri në QKUK, ra nga objekti para një jave në Prizren
  • 08:19“Qe dy vjet s’ka mbikëqyrje”, Hoxhaj: Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit parlamentare
  • 08:18Sa janë pritjet në kufi, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 08:12S’ka sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë