Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti i dërgon sërish letër Hamzës: Nuk po e kuptoj pse të mos takohemi e bisedojmë për hir të institucioneve dhe interesit qytetar

GD
Gazeta Demos7 gusht 2026 në 19:07
Kurti i dërgon sërish letër Hamzës: Nuk po e kuptoj pse të mos takohemi e bisedojmë për hir të institucioneve dhe interesit qytetar

Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer përgjigje letrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, duke e ftuar këtë të fundit të reflektojë në vendimin e tij dhe të pranojë ftesën për takim.

Gjatë ditës, Hamza dërgoi letër në adresën e LVV-së, duke refuzuar ftesën për takim dhe duke pohuar se PDK-ja është e vendosur të qëndrojë në opozitë përgjatë kësaj legjislature, raporton IndeksOnline.

Kreu i PDK-së i kërkoi Kurtit që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Nga ju kërkojmë që sot, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, të ndërmerrni hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja”.

Në letrën e re që kreu i LVV-së, Albin Kurti, nisi në adresën e Hamzës, shprehet paqartësia për refuzim të takimit.

“Më duhet ta pranoj se nuk po e kuptoj pse të mos takohemi dhe t’i bisedojmë shumë gjëra shtruar për hir të institucioneve të Republikës dhe interesit të qytetarëve. Komunikimi ynë duhet të jetë politik e kolegjial nga afër dhe jo vetëm zyrtar e me letra nga larg. Sidoqoftë, unë po i përgjigjem qëndrimit që keni shprehur ju në letrën e sotme” shkroi Kurti.

Tutje, ai tha se respekton vendimin e PDK-së për të qëndruar në opozitë, por rikujton rëndësinë e përgjegjësisë për të zgjedhur presidentin.

“E respektoj pozicionin tuaj për të mbetur në opozitë. Mirëpo, edhe konstituimin e Kuvendit edhe zgjedhjen e Presidentit/es të ri/e duhet ta bëjmë të gjithë bashkë siç e kërkon kushtetutshmëria tek e cila u betuam si deputetë të rinj dje. Ju letrën e përmbyllni duke thënë se “PDK do të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Kontributi i juaj në këtë pikë është veçse propozimi i emrit për nënkryetar nga partia juaj e i/e cili/ a zgjedhet vetëm pasi të votojmë edhe ne për të. Kontribut real mund të jepni pikërisht te zgjedhja e Presidentit/es, e cila do të na i evitonte edhe një palë zgjedhje të panevojshme e të paarsyeshme, gjithsesi të dëmshme si për buxhetin e shtetit ashtu edhe për ekonominë e vendit” shkroi tutje Kurti.

Me këtë rast, ai rikujtoi edhe ofertën për pozitën e kryetarit të Kuvendit.

“Meqë refuzoni të takohemi, më lejoni t’ua përsëris edhe njëherë ofertën tonë. Për qëndrimin tuaj në sallë dhe për pjesëmarrje në votimin për President/e të ri/e të Republikës jemi të gatshëm që ta bëjmë rokadën e nënkryetarit/es suaj të Kuvendit me kryetarin/en e Kuvendit nga ne. Ky do të ishte një kontribut i juaji me përfitim për PDK-në: udhëheqjen e njërës nga tri pozitat e larta politike shtetërore në Republikën e Kosovës.”

Letra e Kurtit përfundoi me thirrjen për ritakim të menjëhershëm

kurtiinstitucioneveletër

Të ngjashme

Çitaku: Imagjinoni sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK-në e Pavarësinë, fatmirësisht në çastet vendimtare Kosova e kishte Thaçin

Çitaku: Imagjinoni sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK-në e Pavarësinë, fatmirësisht në çastet vendimtare Kosova e kishte Thaçin

18:29
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje nga komunikimi i tyre

Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje nga komunikimi i tyre

17:05
Çka deklaroi Kurti për seancën konstituive?

Çka deklaroi Kurti për seancën konstituive?

16:22
Kurti: Nëse nuk ka marrëveshje për president – kemi zgjedhje të reja

Kurti: Nëse nuk ka marrëveshje për president – kemi zgjedhje të reja

16:07

Më shumë nga Lajme

  • 21:37Daka: Seanca e nesërme është jo-kushtetuese, sepse kalon afati për konstituim
  • 21:31Ramadani i AAK-së i reagon Hotit; Po prisni në rend secili për t’u bërë hor
  • 21:14Lushaku-Sadriu: E thërrasim LVV-në ta konstituojmë sonte Kuvendin
  • 21:00​Murati-opozitës për seancën konstitutive: Çka kanë sot?
  • 20:50Sadiku: Qumështi Vita qenka pa vaj palme dhe pa pluhur, turp, askush s’guxoi ta mbrojë kompaninë!