Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: “Flaka e Janarit”, kujtesë dhe nderim për Reçakun dhe veprimtarët e rënë për liri

GD
Gazeta Demos17 janar 2026 në 21:05
Kurti: “Flaka e Janarit”, kujtesë dhe nderim për Reçakun dhe veprimtarët e rënë për liri

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas homazheve në Dubovik të Deçanit me rastin e përvjetorit të 44-të të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe vizitës te shtëpia e familjes së Kadri Zekës, mori pjesë në Akademinë e “Flakës së Janarit”, e cila i kushtohet Masakrës së Reçakut, që u mbajt në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Me këtë rast, Kurti theksoi se “Flaka e Janarit” fillimisht nisi si shënim i 10 vjetorit të vrasjes së tre veprimtarëve politikë dhe patriotëve të paepur Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të vrarë më 17 janar 1982 në Gjermani, nga shërbimi sekret jugosllav.

Ai tha se rreth këtij festivali, u përbashkua kujtimi edhe për rënien e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, të vrarë nga policia jugosllave më 11 janar 1984 në Prishtinë.

Më tej, kryeministri në detyrë vlerësoi rëndësinë e ruajtjes së traditës, për kultivimin e vlerave kombëtare dhe ndërtimin mbi themele të forta të atyre mureve prej të cilave lartësohet ngrehina jonë shoqërore, gjegjësisht shtëpia jonë, Republika e Kosovës.

“Edhe vetë thyerjet e traditës, janë pjesë e saj, sikur në vitin 1999, kur në edicionin e tetë të ‘Flakës së Janarit’, programi i këtij festivali u pat shkurtuar për shkak se më 15 janar 1999, forcat policore serbe kryen një masakër në fshatin Reçak të Shtimes, duke i vrarë 45 civilë të pambrojtur e të paarmatosur. 27 vite më vonë, akademia përkujtimore e ‘Flakës së Janarit’, i kushtohet Masakrës së Reçakut, përkujtimit dhe nderimit të viktimave dhe dëshmorëve, të rënë atje, në luftën e drejtë të popullit tonë për çlirimin e Kosovës nga Serbia armike, okupatore dhe shtypëse”, tha Kurti.

Ai theksoi se duhet të përkujtohet roli unik i ambasadorit William Walker, si dëshmitar dhe denoncues i Masakrës së Reçakut, si krim kundër njerëzimit, e pikërisht kjo deklaratë e ambasadorit Walker, Kurti tha se ia bëri të qartë botës të vërtetën për krimet shtetërore të Serbisë në Kosovë.

“Mes kujtimesh plot respekt për të rënët, me mirënjohjen më të thellë për të gjallët dhe trashëgimtarët, e duke besuar që rrugëtimi ynë i përbashkët që nga nderimi i të kaluarës na shpie në ndërtimin e së ardhmes, më lejoni të shpreh konsideratat e mia më të larta si Kryeministër i Republikës së Kosovës, për vuajtjet, dhimbjet, humbjet tuaja dhe tonat, si sakrifica për lirinë në të cilën po e kujtojmë, zhvillojmë dhe përparojmë vendin tonë të përbashkët sot”, përfundoi fjalën e tij kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Më shumë nga Lajme

  • 17:41Çitaku: Sigurimi cenoi deputetët e PDK-së, do të ankohemi në IPK
  • 17:35Deklarata skandaloze e mërgimtarit, Gjini: Ramush Haradinajn mund ta shihni vetëm nga larg, sepse atë e mbron historia
  • 17:33Po bënte foto te ujëvara, 20-vjeçari rrëzohet nga 54 metra dhe humb jetën
  • 17:29Qytetari i "bie" pishman i kërkon falje asamblistes së PDK-së: Ndonjëherë njeri po është me 100 mijë probleme....
  • 17:22Abdixhiku i fton deputetët e LDK-së në takim për nesër: Duhet të flasim me një zë