Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Ali Dulën, në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, ku shtohet se Kurti i ka uruar suksese Dulës në detyrën e tij.
Dula, ka qenë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Rahovecit, në zgjedhjet komunale të mbajtura vitin e kaluar.
‘’Në takimin e mbajtur sot me Grupin Punues të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Rahovec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Albin Kurti, sekretarit Rama dhe drejtuesëve të strukturës në Pika, u zyrtarizua dhe u mbështet kandidatura e Ali Dulës për kryetar komune’’, është thënë mes tjerash në njoftimin e VV’së.
Komunikata e plotë e ZKM’së:
