Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti e Gërvalla takohen me ministrin e Jashtëm të Omanit në New York, e ftojnë për vizitë në Kosovë

GD
Gazeta Demos26 shtator 2025 në 09:59
Kurti e Gërvalla takohen me ministrin e Jashtëm të Omanit në New York, e ftojnë për vizitë në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kanë njoftuar se në New York kanë takuar ministrin e Jashtëm të Sulltanatit të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Al Busaidi.

ZKM tha se Kosova dhe Omani kanë raporte konstruktive, ndonëse nuk kanë marrëdhënie formale diplomatike.

“Kurti shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Omanit ndaj vendit tonë në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ai e njoftoi për progresin ekonomik e demokratik në Kosovë dhe për mundësitë që ofron për investitorë të huaj. Më tej, ai u shpreh i bindur në potencialin dhe përfitimet dypalëshe në fusha si, partneriteti ekonomik e tregtar, bashkëpunimi kulturor e artistik, arsimi e turizmi”, u tha në njoftim.

Kurti ka ftuar ministrin Al Busaidi, bashkë me një delegacion të nivelit të lartë, për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, “për të parë e për të hulumtuar mundësitë e reja të bashkëpunimit, që do të thellonin mirëkuptimin ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:41“UÇK simboli që na bashkon”, Endriti emocionohet nga performanca e Yllit
  • 23:40Nesër, sërish protestë për çlirimtarët
  • 23:25Policia, për protestën: Jemi detyruar të ndërmarrim masa shtesë, ka pasur defilime me automjete dhe vozitje të rrezikshme
  • 23:25Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
  • 23:13Trump propozon ndryshimin e emrit të Inteligjencës Artificiale