Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Kurti e Abdixhiku bisedojnë për profilin e presidentit të ardhshëm

GD
Gazeta Demos18 gusht 2026 në 19:19
Kurti e Abdixhiku bisedojnë për profilin e presidentit të ardhshëm

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë diskutuar për profilin potencial që do të duhet të ketë kreu i ri i shtetit.

Pas takimit dyorësh në ambientet e Kuvendit, si Kurti, ashtu edhe Abdixhiku, u shprehën se ka vullnet që dy partitë të arrijnë një pajtim për të gjetur një emër për presidentin.

"Ne sot diskutuam hollësisht dhe thellësisht për kriteret, standardet që duhet të ketë figura presidenciale", tha Kurti.

Takimi, sipas Kurtit, u zhvillua në atmosferë pozitive, duke shtuar se ai pa vullnet te pala tjetër, që vendi të ketë një president të ri.

Ai tha se aktualisht nuk mund të flitet për emra konkretë.

"Duam president ose presidente meritore, kushtetuese, që reflekton vlerat e shoqërisë tonë, që ka kontribut për popullin e në profesion të caktuar, dhe në këtë mënyrë nuk ngjall dilema për rolin, për funksionin dhe për detyrën fisnike që do t'i duhet ta kryejë në pesë vjetët e ardhshme", tha Kurti.

Abdixhiku, ndërkaq, tha se dy partitë do të zhvillojnë diskutime brenda partive të tyre dhe në takimin e ardhshëm do të bisedojnë për emra konkretë.

"Ka vullnet të dyanshëm se si duhet të duket presidenti" i ri apo presidentja e re e vendit, tha udhëheqësi i LDK-së.

Abdixhiku shtoi se është i bindur që mund të gjendet një figurë meritore për postin e presidentit.

Sipas LDK-së, presidenti i ri duhet të jetë një figurë që e do Republikën, e mbron atë, dhe ushtron unitetin politik, ashtu siç kërkohet me Kushtetutë. Abdixhiku tha se për këto parime, palët kanë gjeutr pajtim.

“Nuk duam një president të parëndësishëm, por një figurë e cila është e respektuar dhe ushtron me dinjitet funksionin më të lartë shtetëror. Jam i bindur se Kosova ka figura të tilla”, tha Abdixhiku, duke riktheksuar se partia e tij nuk kërkon asgjë mbrapsht, por vetëm “stabilitet institucional”.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë refuzuar disa ftesa të Kurtit për takime, por udhëheqësi i LVV-së tha se ende është i gatshëm që të takohet me këto dy parti për çështjen e presidentit.

“Por, rrethana në të cilën ndodhemi është rrethana e imponuar, dhe ku intensivisht kemi nisur bisedime shumë serioze LVV-ja dhe LDK-ja” për çështjen e presidentit, tha Kurti.

Takimi i 18 gushtit vjen disa ditë pasi Abdixhiku njoftoi se nuk dëshiron marrëveshje politike me Kurtin për formimin e institucioneve të reja, por shtoi se është i hapur për mbështetjen e një kandidati konsensual, jopartiak për postin e kreut të shtetit.Pas këtij njoftimi të Abdixhikut, Kurti ka kërkuar që partitë të takohen dhe të flasin për emra konkretë për kreun e ri të shtetit.

LVV-ja e Kurtit dhe LDK-ja e Abdixhikut kanë negociuar për një marrëveshje për bashkëqeverisje. Por, Abdixhiku hoqi dorë nga pjesëmarrja në ekzekutiv pasi tha se oferta e Kurtit nuk ishte e pranueshme për të.

LDK-ja kishte kërkuar postin e presidentit dhe pjesëmarrje në qeveri, duke argumentuar se një gjë e tillë do të krijonte balancë institucionale. Por, Kurti i kishte ofruar udhëheqjen e tri ministrive dhe zëvendëskryeministrin, sipas Abdixhikut.

Kosova ndodhet në një krizë të re institucionale pas zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Kuvendi ende nuk është konstituuar, ndonëse afati 30-ditor për përfundimin e këtij procesi ka skaduar më 7 gusht.

LVV-ja ka kërkuar që para vazhdimit të seancës të arrihet një marrëveshje politike, veçanërisht për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kërkojnë insistojnë që Kuvendi të konstituohet pa e kushtëzuar këtë proces me çështjen e presidentit.

Pas tërheqjes së kërkesës që ta ketë presidentin, LDK-ja po ashtu ka thënë se më nuk ka arsye që Kuvendi të mos konstituohet dhe të votohet ekzekutivi i ri.

LVV-ja e Kurtit ka fituar mandate të mjaftueshme për të konstituuar Kuvendin dhe për të votuar Qeverinë e re - duke llogaritur edhe në votat e partive të minoriteteve joshumicë.

Megjithatë, për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.

Kurti ka insistuar që kreu i ri i vendit të jetë një figurë jopartiake dhe konsensuale.

Zgjedhjet e qershorit u shkaktuan pikërisht për çështjen e presidentit, pasi palët nuk arritën konsensus, pasi Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar në krye të shtetit në prill.

kurtiabdixhikuduhet

Të ngjashme

Kurti e Abdixhiku takohen sërish sot në ora 16:00

Kurti e Abdixhiku takohen sërish sot në ora 16:00

15:55
Çështja e presidentit/ Kurti dhe Abdixhiku takohen pasdite

Çështja e presidentit/ Kurti dhe Abdixhiku takohen pasdite

14:23
Hoti: Shkaktari është Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë, po e katandisin rendin kushtetues në kaos

Hoti: Shkaktari është Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë, po e katandisin rendin kushtetues në kaos

19:49
Abdixhiku: Në takimet e radhës u dakorduam të vijmë me emra konkretë, ka vullnet për të bërë një zgjidhje të qëndrueshme

Abdixhiku: Në takimet e radhës u dakorduam të vijmë me emra konkretë, ka vullnet për të bërë një zgjidhje të qëndrueshme

19:06

Më shumë nga Lajme

  • 20:06Nesër pa kufizime për qarkullimin e kamionëve mbi 20 tonë
  • 20:01Totaj: Qeveria po i paralizon komunat, mbi 360 milionë euro u janë marrë që nga viti 2022
  • 20:00Vëllai i Princeshës Diana shkruan një libër rreth jetës së saj: Dua të tregoj të vërtetën për të!
  • 19:57Aksioni kundër fajdesë: Gjatë ikjes, i dyshuari godet me veturë një polic dhe një 17-vjeçare
  • 19:56Arben Gashi pas takimit Kurti-Abdixhiku: Shumë zhurmë, shumë premtime, në fund asgja