Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në historinë e Kosovës

GD
Gazeta Demos11 mars 2026 në 16:56
Kurti: Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në historinë e Kosovës

Kryeministri, Albin Kurti ka kujtuar demonstratat e 11 marsit të vitit 1981, ku 45 vjet më parë, Kurti thotë se studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën në një demonstratë masive, e cila do të hapte një periudhë të re për shqiptarët nën Jugosllavi.

“Ajo erdhi si një organizim i gjerë i nisur nga studentët, që një javë më parë, më 4 mars, kishin kundërshtuar kushtet e këqija në mensën e universitetit, por që protesta e tyre ishte ngritur në nivel artikulimesh politike”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti thotë se si sot, e mërkurë ishte edhe 11 marsi i 45 viteve më parë, kur mijëra njerëz nga tërë Kosova u përgjigjen në thirrjen studentëve të Universitetit të Prishtinës për të protestuar. Mes tyre, thotë Kurti, organizatorët dhe artikuluesit e kërkesave, përgjithësisht ishin aktivistë të organizatave të fshehta politike.

“Kërkesat e tyre përmbledheshin pas parullës ‘Kosova Republikë’, e shkruar shkurtimisht edhe si “KR”, që ishte kërkesa e shqiptarëve brenda Jugosllavisë për Kosovën si republika e shtatë në kuadër të Federatës. Demostrata e 11 marsit, u pasua nga demostrata gjithëpopullore më 26 mars, si dhe me 1 dhe 2 prill 1981, që asaj stine ia dhanë epitetin e Pranverës ‘81, si stinë e kryengritjes politike dhe rizgjimit kombëtar të shqiptarëve nën Jugosllavi”, ka shkruar Kurti duke rikujtuar këtë datë.

Kryeministri thotë se demostratat e shqiptarëve në vitin 1981, janë ndër ngjarjet kyçe në historinë politike të Kosovës.

“Ato ishin organizim i indinjatës qytetare dhe i revoltës së shqiptarëve si një populli që nën Jugosllavi ishte i shtypur dhe i nënpërfaqësuar politikisht, i diskriminuar etnikisht dhe i shfrytëzuar ekonomikisht”, ka shkruar tutje kreu i ekzekutivit.

Duke kujtuar atë ditë, Kurti thotë se demonstratat e vitit 1981 u shtypën dhunshëm nga policia jugosllave, pasuar nga mijëra arrestime, ndalime arbitrare, gjyqe politike dhe verdikte që rezultuan me mijëra të burgosur e vite të shumta dënimesh me burg.

“Por demostratat e pranverës së vitit 1981, e futën organizimin politik të shqiptarëve në Jugosllavi në një kahje të re, që kulmoi me rezistencën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u bashkëorganizuan shumë nga ata që kishin qenë të organizuar edhe më 1981. Sot në 45 vjetorin e demostratave të vitit 1981, duke i kujtuar ato ngjarje dhe zhvillime historike, i kujtojmë me mirënjohje të gjithë individët dhe grupet që i dhanë jetë atij zhvillimi politik me ngjarje historike dhe të gjithë brezat që u përbashkuan te demostratat e vitit 1981”, ka shkruar Kurti.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 16:33ZKM konfirmon udhëtimin e Kurtit për në Asamblenë e OKB-së: Do të takojë liderë botërorë
  • 16:31Dogana ndalon 8 iPhone të padeklaruar në Aeroportin e Prishtinës
  • 16:24Deputetë të PDK-së e djali i Kadri Veselit marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Flora Brovinës
  • 16:22Albin Kurti shihet në Aeroportin e Vjenës, pritet të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-së
  • 16:10Nis ceremonia e varrimit të Flora Brovinës, familja pret mysafirët