Në kuadër të shënimit të 29 Gushtit, Ditës së Dëshmorëve të Hanit të Elezit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me bashkëpunëtorë, bëri homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve në Puset e Nikës.
“Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës, andaj është detyrim e obligim i të gjithë neve që gëzojmë Kosovën e lirë e të pavarur ta forcojmë dhe zhvillojmë shtetin, për të cilin kanë kontribuuar dhe janë sakrifikuar breza të tërë shqiptarësh”.
“Lavdi 15 dëshmorëve të kësaj komune dhe të kombit mbarë! Nderime luftëtarëve të lirisë”, citohet të ketë thënë Kurti.




