Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti bën homazhe në 44-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

GD
Gazeta Demos17 janar 2026 në 13:54
Kurti bën homazhe në 44-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

Në 44-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, nga agjentët e UDB-së famëkeqe, Kryeministri në detyrë i Kosovës, bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta te varret e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, në fshatin Dubovik.

Kryeministri Kurti tha se sot bëjmë nderime, duke kujtuar se si, edhe para suprimimit të autonomisë, gjatë gjithë kohës kemi pasur patriotë të jashtëzakonshëm, veprimtarë të paepur, të cilët u flijuan duke sakrifikuar gjithçka për shtetin dhe lirinë, të cilën e kemi dhe e gëzojmë sot.

“Edhe para luftës, shqiptarët nën Jugosllavi e Serbi nuk kishin paqe dhe për këtë janë dëshmi edhe demonstratat e shumta të organizuara, por gjithashtu edhe ish-të burgosurit e të persekutuarit politikë”, u shpreh kryeministri.

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, u vranë më pak se një vit, pas demonstratave të vitit 1981, në kohën kur organizata të shumta të fshehta të kohës po bëheshin bashkë dhe Jugosllavia e Serbia, i goditën pikërisht Jusufin, Bardhoshin dhe Kadriun, atëherë kur po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha organizimi për Republikën e Kosovës dhe për çlirimin e popullit tonë, u shpreh ndër të tjerash.

Jusuf Gërvalla, gjithashtu, tha Kryeministri, përveçse patriot, ishte edhe publicist, poet e shkrimtar, krijues, gazetar e intelektual, të cilit edhe kjo veprimtari artistike, e pasur, ju ndërpre përgjysmë. Prandaj, me vrasjen e Jusufit, nuk kemi humbur vetëm një veprimtar dhe nuk është shtyrë vetëm bashkimi i organizatave shqiptare të asaj kohe, por njëkohësisht kemi humbur edhe një veprimtari artistike e kulturore, e cila nuk u shtrua asnjëherë për shkak se jeta e tij u këput përgjysmë.

Kryeministri Kurti theksoi se progresi e siguria që ka shteti ynë sot, faktorizimi i kombit shqiptar në përgjithësi, jo vetëm në Ballkan, është dëshmi që populli ynë në përgjithësi ka ecur rrugës së tij dhe se ato flijime e sakrifica, padyshim që ia kanë vlejtur fort.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 17:41Çitaku: Sigurimi cenoi deputetët e PDK-së, do të ankohemi në IPK
  • 17:35Deklarata skandaloze e mërgimtarit, Gjini: Ramush Haradinajn mund ta shihni vetëm nga larg, sepse atë e mbron historia
  • 17:33Po bënte foto te ujëvara, 20-vjeçari rrëzohet nga 54 metra dhe humb jetën
  • 17:29Qytetari i "bie" pishman i kërkon falje asamblistes së PDK-së: Ndonjëherë njeri po është me 100 mijë probleme....
  • 17:22Abdixhiku i fton deputetët e LDK-së në takim për nesër: Duhet të flasim me një zë