Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kundërshtari im ishte Millosheviqi”, “Liria mbi gjithçka” – Top 4 deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së në fjalimin përmbyllës në Hagë

GD
Gazeta Demos18 shkurt 2026 në 19:29
“Kundërshtari im ishte Millosheviqi”, “Liria mbi gjithçka” – Top 4 deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së në fjalimin përmbyllës në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë janë përmbyllur fjalët përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Që nga 9 shkurti, para trupit gjykues kanë paraqitur deklaratat e tyre Prokuroria e Specializuar, mbrojtja e të akuzuarve, përfaqësuesit e viktimave dhe në fund vetë të akuzuarit.

Gjykatësi kryesues, Charles Smith III, deklaroi se me përfundimin e këtyre fjalëve, çështja gjyqësore ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve, të akuzuar për krime lufte, mbyllet në këtë fazë dhe pritet vendimi i trupit gjykues.

Sot, në fund të çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi dhanë fjalët e tyre përmbyllëse. Të katërtit u deklaruan të pafajshëm.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se gjatë angazhimit të tij politik dhe ushtarak kishte vetëm një kundërshtar e që ishte Sllobodan Millosheviqi.

“I vetmi, ama bash i vetmi kundërshtar i imi ishte Sllobodan Millosheviqi.”

Ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se angazhimi i tij në luftë kishte një qëllim të vetëm – lirinë e popullit.

“Për mua jeta kishte kuptim vetëm nëse populli im ishte i lirë.”

Rexhep Selimi e cilësoi si nder të madh faktin që kishte qenë bashkëluftëtar me një nga figurat më simbolike të luftës.

“Të qenit bashkëluftëtar i Adem Jasharit është nderi më i madh që mund të kisha.”

Ndërkaq, Jakup Krasniqi në deklaratën e tij përfundimtare, ai theksoi bindjen e tij për lirinë si e drejtë themelore njerëzore.

“Angazhimi dhe bindja ime jetësore ka qenë se çdo qenie njerëzore meriton të jetojë në liri.”

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë prej fillimit të nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 20:22Këshilli Prokurorial mblidhet të hënën, në rend dite raportimet vjetore dhe performanca e prokurorëve
  • 20:14E hëna sjell mot të kthjellët, temperaturat deri në 31 gradë
  • 20:10Alarm në Kropisht të Shqipërisë, flakët 'përpijnë' ullinjtë dhe rrezikojnë shtëpitë
  • 19:58Hoxha: Policia është shndërruar në një institucion modern e të besueshëm
  • 19:48“Liri për Çlirimtarët” në Times Square, Gjocaj: Djemtë tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë