Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se ka filluar shqiptimin e gjobave ndaj kundërvajtësve në trafik, përmes monitorimit të kamerave të sigurisë që janë vendosur në rrugët e Prishtinës.
Në njoftim thuhet se ky sistem është funksionalizuar me qëllim të rritjes së sigurisë publike në rrugët e kryeqytetit, si dhe për zbulimin e rasteve të ndryshme.
“Me anë të këtyre kamerave do të mundësohet identifikimi në kohë reale i kundërvajtjeve, siç janë tejkalimi i shpejtësisë, mosrespektimi i semaforëve, ndalimi në vende të palejuara dhe shkelje të tjera sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor,” thuhet në njoftim.
