Policia e Kosovës ka evidentuar automjete që po qarkullonin me shpejtësi deri në 197 km/h në rrugë ku kufizimi është 80 km/h.
Sipas njoftimit të Policisë, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë ka intensifikuar kontrollet në rrugët nacionale dhe rajonale, duke përdorur automjete inteligjente për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.
Gjatë kontrolleve të fundit janë regjistruar raste të rënda të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.




