Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kthesë e madhe në listën e PDK-së: Doktori Adriatik Berisha del nga “zona e sigurt”, ndryshon renditja

GD
Gazeta Demos11 qershor 2026 në 11:54
Kthesë e madhe në listën e PDK-së: Doktori Adriatik Berisha del nga “zona e sigurt”, ndryshon renditja

Numërimi i votave në vendvotimet e rregullta po shkon drejt fundit dhe gara mes kandidatëve për deputetë në listat e subjekteve politike po bëhet me e ashpër.

Garë e ngushtë për ulëse në Kuvend po zhvillohet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, ku renditja e deputetëve brenda zonës së projektuar të mandateve po ndryshon vazhdimisht.

Sipas rezultateve preliminare nga vendvotimet e rregullta, PDK projektohet t’i ketë 24 ulëse në Kuvendin e ri. Por, pas votimit të votave me postë, partia projektohet të bie në 23, apo në rastin më të keq, në 22 mandate.

Nëse Lëvizja Vetëvendosje fiton mbi 60% të votave me postë, atëherë PDK projektohet të sigurojë 23 mandate.

Garë e ashpër po zhvillohet për mandatin e fundit të projektuar të PDK-së në kuvendin e ri, për të cilin në lojë janë kandidatët: Hajdar Beqa, Adriatik Berisha, Xhavit Haliti e Rrustem Mustafa.

Për dallim nga numërimi i deri djeshëm kur doktori Adriatik Berisha renditej i 21-ti më i votuar i listës, renditja ka ndryshuar të enjten pas numërimit të mijëra votave të tjera. Berisha është parakaluar në renditje nga Hajdar Beqa, i cili numëron 79 vota më shumë.

Beqa ka siguruar 15,851 vota, ndërsa Berisha numëron 15,772 sosh.

Në garë është edhe Xhavit Haliti, ish-deputeti i disa legjislaturave, i cili aktualisht ka 15,702 vota.

Në rast se PDK-ja, sipas projektimeve, fiton 23 ulëse në Kuvendin e ri atëherë ulëset 22 dhe 23 u takojnë deputeteve gra sipas kuotës gjinore që përcakton se së paku 30% e deputetëve duhet të jenë gra.

Aktualisht, këto dy mandate të fundit të deputeteve gra u takojnë kandidateve Kosovare Murseli dhe Eliza Hoxha. Në garë për këtë mandat është edhe Arian Musliu-Shoshi, e cila numëron rreth 300 vota më pak sesa Hoxha.

Nëse Lëvizja Vetëvendosje fiton mbi 70% të votave me postë, atëherë PDK projektohet të bie në 22 mandate. Ky zhvillim do ta rrëzonte Hajdar Beqën, aktualisht të renditur i 21-ti, për të zëvendësuar atë me dy deputetet gra pas tij, për shkak të kuotës gjinore.

Më shumë nga Lajme

  • 22:25Policia në Ferizaj konfiskon pesë furgona dhe një kamion dru
  • 22:24Rudari: 10 muaj isha në vijën e frontit, kurrë nuk morëm urdhra për krime ndaj popullatës civile
  • 22:23“Mandatet e deputetëve janë djegur”-Arifi akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës
  • 22:10Musliu mesazh Kurtit: Harroje që e frikëson PDK-në duke i çuar zgjedhjet në dhjetor
  • 22:06Restauranti pranë Liqenit të Radoniqit i “kundërpërgjigjet” Fitore Pacollit: Dyert i kemi të hapura