Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KS i OKB’së diskuton për gjendjen në Bosnje, SHBA thotë se përgjegjësia duhet t’u kalojë liderëve vendas

GD
Gazeta Demos12 maj 2026 në 20:54
KS i OKB’së diskuton për gjendjen në Bosnje, SHBA thotë se përgjegjësia duhet t’u kalojë liderëve vendas

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u zhvillua të martën debati i rregullt gjashtëmujor për gjendjen në Bosnje e Hercegovinë, por ai u la nën hijen e dorëheqjes së përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, dhe rritjes së tensioneve politike mbi rolin e bashkësisë ndërkombëtare në vend.

Schmidt mori leje për të mbajtur fjalim në takim në fillim të seancës, pavarësisht kundërshtimit të zëvendësambasadores së Rusisë në OKB, Anna Evstigneeva. Por, kryetari i Këshillit të Sigurisë kineze, Geng Shuang, miratoi pjesëmarrjen e tij.

“Bashkësia ndërkombëtare u përqendrua për një kohë në të ashtuquajturat zgjidhje të brendshme, por kjo nuk solli asnjë përparim”, tha Schmidt, duke paralajmëruar për ato që ai i quajti sfida ndaj integritetit territorial të Bosnjës, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe diskriminimi strukturor që e bën të vështirë kthimin e refugjatëve.

Ai shtoi se çështja e pronës shtetërore dhe bllokadat politike vazhdojnë ta pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

Një ditë më parë, Schmidt konfirmoi zyrtarisht dorëheqjen pas pothuajse pesë vjetësh në detyrë “për arsye personale”, por shtoi se do ta mbante pozitën deri në emërimin e një pasardhësi, i cili duhet të propozohet nga Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje, i cili përbëhet nga SHBA-ja, Turqia, Japonia dhe disa anëtarë të BE-së.

“Procesi i emërimit të pasardhësit tim ka filluar tashmë dhe pres të largohem nga pozita në qershor”, tha Schmidt.

Që nga emërimi i Schmidt në vitin 2021, Rusia ka mbajtur anën e autoriteteve në entitetin e Republikës Sërpska dhe nuk e ka njohur Schmidt si përfaqësues të lartë në Bosnje, duke pretenduar se ai duhej të konfirmohej nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, siç ishte rasti me paraardhësit e tij, dhe në këtë drejtim kishte mbështetjen e Kinës si anëtare tjetër e përhershme e këtij organi më të lartë të OKB-së.

Moska dhe Pekini po ushtrojnë trysni për mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në Bosnje. Schmidt i tha Këshillit të Sigurimit se kishte njoftuar për dorëheqjen e tij në mënyrë që të mund të emërohej një Përfaqësues i Lartë i ri.

Diskutimet mbi të ardhmen e OHR-së

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) “nuk është menduar kurrë të jetë institucion i përhershëm”, me qëndrimin se pushtetet duhet t’u dorëzohen gradualisht udhëheqësve vendorë.

“Përfaqësuesi i Lartë i ardhshëm duhet t’ua kalojë përgjegjësitë udhëheqësve vendorë”, tha përfaqësuesja amerikane Tammy Bruce.

Ajo falënderoi Schmidtin për mandatin e tij dhe tha se do t’i vlerësonte kandidatët për përfaqësuesin e ardhshëm të lartë bazuar në arritjet e tyre, duke thënë se është e domosdoshme që emërimi i tij të mbyllet deri në fund të qershorit.

“Kjo nuk është fitore e as disfatë për asnjërën palë, por fundi i njërës dhe fillimi i një faze të re në Bosnje”, tha Bruce.

Mbretëria e Bashkuar shprehu mbështetje të fortë për Schmidtin dhe pushtetin e tij, duke përfshirë të ashtuquajturat fuqi të Bonit.

“Kur institucionet demokratike janë duke u sulmuar, është thelbësore që bashkësia ndërkombëtare të reagojë. Në një vit zgjedhor, kjo është veçanërisht e rëndësishme”, tha përfaqësuesi britanik James Kariuki./Rel

OKB

Më shumë nga Lajme

  • 18:18Detaje nga vrasja në Korçë: 20-vjeçari u vra nga shoku i tij, autori me precedentë penalë
  • 18:13​Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë
  • 18:06Selmanaj dhe Gashi kritikojnë bllokadën institucionale: Kosova nuk ka nevojë për një tjetër betejë mes nesh
  • 17:42Raportohet se janë gjetur mbetje mortore të 11 trupave në Kalludër
  • 17:40Hoxhaj: VV-ja s’ka vullnet politik për marrëveshje, por për nënshtrimin e opozitës