Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka realizuar me sukses një intervenim kompleks kirurgjik.
Operacioni është kryer tek pacienti R.D i lindur më 1957, që vuante nga një masë tumorale me përmasa të konsiderueshme, ndërsa ndërhyrja është realizuar nga mjekët e Repartit të Kirurgjisë, në bashkëpunim me ekipin e Anesteziologjisë.
“Pacienti u diagnostikua me Liposarcoma permagna regio thoraco-abdominalis (pars lumbalis) l.sin (Tumor malinj i indit dhjamor me përmasa shumë të mëdha në regjionin e gjoksit dhe barkut, konkretisht në pjesën e mesit, në anën e majtë). Tumori kishte një shtrirje mjaft invazive, nga këndi i poshtëm i sqetullës së majtë (axilla), deri te pjesa e sipërme e kockës së legenit në anën e majtë (crista iliaca anterior superior)”, ka njoftuar Spitali.
