Kandidati për deputet Qëndrim Kryeziu, nga radhët e PDK, ka kritikuar qeverisjen aktuale duke thënë se mungojnë rezultatet në terren dhe se shumë projekte rrugore kanë mbetur të papërfunduara.
Ai tha se në kohën kur vendi udhëhiqej nga PDK janë realizuar projekte të mëdha infrastrukturore, përfshirë autostradat “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”.
