Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryeziu: Kërkesa për 180 vjet burgim është antikushtetuese, antiligjore dhe antimorale

GD
Gazeta Demos9 shkurt 2026 në 18:48
Kryeziu: Kërkesa për 180 vjet burgim është antikushtetuese, antiligjore dhe antimorale

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka komentuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, për dënim me burgim prej 45 vjetësh për secilin – 180 vjet në total ndaj katërshes së UÇK-së.

Sipas Kryeziut, Prokuroria nuk ka të drejtë të propozojë dënime të caktuara për të akuzuarit, ndërsa kërkesën e tyre e ka quajtur antikushtetuese, antiligjore dhe antimorale, transmeton Klankosova.tv

“Veprimet e tyre janë absurde dhe jashtë ligjit dhe Kushtetutës. Në rregulloret e tyre, askund nuk shkruan, që Prokuroria të propozojë numerikisht masën e dënimit. Ata kanë të drejtë me mbetë pranë aktakuzës dhe me thanë që kërkojnë dënim.

Kjo kërkesë është antikushtetuese, antiligjore dhe antimorale, që nuk duhet ta bëjë një gjykatë e rregulluar me ligjet tona. Kushtetuta është shkelur me këtë kërkesë, të drejtat dhe liritë e njeriut. Po ashtu i ka shkelë të gjitha rregulloret e brendshme.” – u shpreh ish gjyqtari.

Tutje, ai tha se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë luftuar për liri e pavarësi, luftë kjo e cila është mbështetur nga shtetet më demokratike, përfshirë ShBA-në.

“Këta njerëz që ndodhen atje janë njerëz të historisë sonë, kanë luftu për liri, pavarësi e demokraci. Kjo luftë është mbështetur nga shtete më demokratike të botës, duke i prirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj, mendoj që nuk ka kurrfarë logjike të veprohet kështu” – tha Kryeziu

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 10:10Masa ndaj drejtueses së SHISH dhe kontrollet ndaj Prodës, Tabaku kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë
  • 10:09Të shtëna para një shkolle të mesme në Turqi, plagosen 8 persona
  • 10:08E ofendoi dhe e shtyu policen, prangoset një burrë në Podujevë
  • 10:04Arrestohet një person në Vërmicë, në makinë iu gjeten katër emigrantë
  • 10:03Sekuestrohet substancë narkotike në një fshat të Gjakovës, arrestohet shtetasi turk