Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me bashkëpunëtorët e tij Naimin dhe Muhametin, ka vizituar fermën e blegtorit Sabri Lecit, i njohur ndryshe si “Baci”, në fshatin Feriqevë.
”Kjo vizitë na kujtoi edhe një herë potencialin e madh që ka Kamenica në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë. Shembuj si ky tregojnë se, me punë dhe qëllim, bujqësia mund të jetë një prej shtyllave kryesore të zhvillimit ekonomik në komunën tonë”, ka deklaruar kryetari Kastrati.
Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e fermerëve dhe nxitjen e zhvillimit rural përmes projekteve konkrete dhe bashkëpunimit me bujq dhe blegtorë lokalë.
