Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Kryetari i Zubin Potokut: Terreni ku po zhvillohen kërkimet është i vështirë – ka mbeturina në thellësi

GD
Gazeta Demos29 korrik 2025 në 14:55
​Kryetari i Zubin Potokut: Terreni ku po zhvillohen kërkimet është i vështirë – ka mbeturina në thellësi

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri deklaroi se terreni ku po zhvillohet operacioni i kërkim-shpëtimit është i vështirë. Në liqenin e Ujmanit po vazhdon operacioni i njësiteve të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës për gjetjen e një personi, i cili raportohet se kërceu nga ura, që dyshohet të jetë mbytur të dielën, më 27 korrik.

Para mediave, Zeqiri u shpreh se thellësia ku po zhvillohen kërkimet mund të jetë në thellësi më shumë se 60 metra.

“Ne e kemi policinë e komunës dhe ka qenë në vendin e ngjarjes, pastaj edhe ekipet emergjente. Ne e kemi një ekip të zjarrfikësve, mirëpo nuk kemi zhytës, zhytësit kanë ardhur në kohën e duhur me thirrjen edhe të stafit lokal të komunës. Kështu që unë edhe dje por edhe tani, meqë siç po e shihni edhe sot dashti Zoti që t’i bashkëngjitet ekipeve të kërkimit, ekipet në maksimalisht të pajisura si Forcat e Sigurisë së Kosovës edhe dje kam bërë thirrje. Mirëpo, ja që kjo është mirë që po ndodhë për shkak se zhytësit e dinë më së miri. Terreni është bukur i vështirë në 30 deri në 40 e më shumë metra thellësi, 60 është këtu por mund të jetë edhe më tepër. Ka mbeturina të ndryshme që në thellësi është vështirë që operimi duhet teknikisht të jetë i pajisur”, deklaroi ai.

Ai tha se intervenimi është i duhur dhe se njësitet e kërkim-shpëtimit janë të kompletuara.

“Ekipa është e kompletuar, teknikisht janë të pajisur me pajisje të duhura dhe unë uroj që sa më shpejt të gjindet, sepse teknikisht deri më tani ekipa është e kompletuar. Siç po e shihni intensivisht, pa ndërprerë janë duke u ndërruar ekipet e zhytësve në ujë dhe besoj e uroj që sa më shpejt të gjendet trupi, ani pse terreni është shumë i vështirë…Paraprakisht isha me familjarët, jo vetëm sot por dje, pardje jam takuar”, shtoi ai.

Kërkimi deri më tash është zhvilluar vetëm nga Policia e Kosovës dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. FSK-ja iu bashkua ekipeve në ditën e tretë të kërkimeve. Kjo u bë vetëm pas një bashkërendimi me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR. /kp

Më shumë nga Lajme

  • 14:00Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së
  • 13:41Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria
  • 13:05Podujeva shpall gjendje emergjente, shkak kriza me mbeturinat
  • 13:03Planet e KESCO-s që qytetarët të paguajnë me çmim më të lartë për shkyçje, ZRRE: Reflekton koston që i shkaktohet kompanisë
  • 12:38Prokuroria kërkon paraburgimi për Egzon Reshanin me të kaluar kriminale, dosja e Prokurorisë