Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaci thotë se është kërcënuar me jetë nga ish-drejtori i Inspeksionit në këtë komunë, Hajrullah Preniqi. Arsyeja për këtë sipas Thaçit është ndërrimi i pozitës që ia ka bërë nga drejtori i Inspekcionit në drejtor të Emergjencave.
Thaçi për KosovaPress konfirmon se ka raportuar rastin në Polici, mirëpo sipas tij, Preniqi ka lidhje të ngushta me prokurorin e rastit dhe kështu “është ngadalësuar procesi i marrjes së masave”.
“Arsyeja është se ai po pretendon me u kthye si shef i inspekcionit edhe për këtë arsye, menaxhimi i burimeve njerëzore më takon mua si kryetar komune, edhe lëvizjen që unë e kam bërë prej shefit të inspekcionit e kam dërguar në shef të emergjencave. Pra, unë nuk e kam dëmtuar asgjë në pagë, as në pozitë, vetëm e kam, arsye se ia kam ndërruar drejtorin. E kjo është arsyeja që ai po pretendon edhe përmes njerëzve, më ka çuar njerëz domethënë edhe më ka thënë që të hënën, nuk kemi me të lënë në jetë për me ardhur në komunë”, tha Thaçi.
Ai për KosovaPress konfirmon se ka raportuar rastin në Polici, mirëpo sipas tij, Preniqi ka lidhje të ngushta me prokurorin e rastit dhe kështu ‘është ngadalësuar procesi i marrjes së masave ndaj tij”.

