Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit

GD
Gazeta Demos1 janar 2026 në 12:28
Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit

Në moshën 81 vjeçare ka vdekur politikani i njohur, Nexhat Daci.

Para se të ishte politikan, Daci ka qenë më shumë i njohur si profesor universitar, ligjërues i lëndën së kimisë. Daci ka qenë anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe kryetar i saj.

Ai është lansuar në politikë aktive në fillim të viteve 2000 kur i kishte prirë listës së LDK’së për zgjedhjet komunale në Prishtinë. LDK i kishte fituar zgjedhjet por Daci nuk e kishte ushtruar postin e Kryertarit, duke ia lënë atë Sali Gashit.

Daci ishte lansuar në politikën e lartë të vendit në zgjedhjet e para parlamentare me kërkesë të ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri në vitin 2011, derisa e ka drejtuar kuvendin për dy mandate- në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.

Daci kishte themelr partinë Lidhja Demokratike e Dardanisë pasi në Kuvendin e vitit 2006 ishte mposhtur nga Fatmir Sejdiu në garën për kryetar të Lidhja Demokratike e Kosovës. Të dy këto figura po synonin kreun e partisë disa muaj pas vdekjes së Ibrahim Rugovës.

Kush ishte Nexhat Daci?

Nexhat Danci u lind në Tënoc më 1944, ku përfundoi shkollimin fillor. Atë të mesëm e kreu në Leskoc, ndërkaq studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore (Dega e ki­misë) në Beograd më 1966. U doktorua më 1973 në Universitetin e Zagrebit, ndërkaq studimet e posdoktoratës i vazhdoi në Angli, në Universitetin e Bradfordit më 1974.v

Pas përfundimit të magjistraturës, më 1968 ai nisi punën si asistent në Fakultetin Filozofisë në Katedrën e Kimisë. Më 1971 vazhdoi punën si ligjërues e më pas edhe si profesor në Universitetin e Prishtinës.

Gjatë punës akademike ai ka marrë pjesë në disa studime shkencore, kongrese e konferenca në mbarë botën. Ka qenë anëtar i Shoqatës Kimike amerikane që nga viti 1985 dhe i disa institucioneve të tjera ndërkombëtare. Ndërkaq, pjesë e Akademisë së Shkencave të Kosovës u bë më 1993

Më shumë nga Lajme

  • 12:44Ndërprerja e seancës, Gjini: Ky është kulmi i paftyrësisë
  • 12:42IKD: Ndërprerja e seancës cenon Kushtetutën, s’arsyetohet me mungesën e marrëveshjes
  • 12:41A lejohet shtyrja e seancës konstituive? Tregon ish-gjyqtari i Kushtetueses
  • 12:40KRU Prishtina njofton se sot do të ketë intervenime në shtatë rrugë të kryeqytetit
  • 12:39Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë