Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka vazhduar takimet e tij në kuadër të fushatës zgjedhore, këtë herë në fshatin Vrellë, ku u mirëprit nga familja Fetahaj.

Ferati tha se takimet tradicionale nëpër oda mbajnë një veçanti të veçantë dhe se në këtë frymë po vazhdon rrugëtimi i tij politik.

“Vrella është dukshëm një zonë me potencial të madh për zhvillimin e jetës së banorëve, ku planifikojmë së bashku, për të mirën e të gjithëve”, u shpreh Ferati.