Kryetari i Komunës së Istogut dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, së bashku me kandidatët për Asamblenë Komunale nga kjo nëndegë, u ndalën për një kafe me qytetarët e lagjeve përreth shkollës në qytetin e Istogut.

Në një atmosferë miqësore dhe plot mirëkuptim, u diskutua për shqetësimet dhe nevojat që qytetarët kanë, si dhe për projektet që lidhen drejtpërdrejt me përmirësimin e jetës së tyre të përditshme.