Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka qëndruar sot në Dubravë, ku u mirëprit nga familja Behlulaj së bashku me kandidatin e LDK-së, Naimin.
Në këtë takim, Ferati theksoi se puna dhe rrugëtimi i tij për qytetin nuk ndalen asnjëherë, duke u zotuar se do të vazhdojë më fuqishëm dhe me synime të qarta për zhvillimin e komunës.
“Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme,” ka deklaruar Ferati.
