Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kryeprokurori Isufaj pret në takim personalitete të njohura amerikane dhe ndërkombëtare nga fusha e drejtësisë

GD
Gazeta Demos8 maj 2026 në 15:32
Kryeprokurori Isufaj pret në takim personalitete të njohura amerikane dhe ndërkombëtare nga fusha e drejtësisë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar një takim me personalitete të njohura amerikane dhe ndërkombëtare nga fusha e drejtësisë, sundimit të ligjit dhe luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, në kuadër të vizitës së tyre në Republikën e Kosovës.

Në takim morën pjesë Todd Hendricks, njëri nga organizatoret e Lutjeve të Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështetës i kahershëm i Kosovës, si dhe John Cotton Richmond, një nga ekspertët më të njohur amerikanë në fushën e luftimit të trafikimit me qenie njerëzore dhe krimit ndërkombëtar.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit me qenie njerëzore, si dhe për avancimin e kapaciteteve profesionale dhe shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Kryeprokurori Isufaj falënderoi mysafirët për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar përkushtimin institucional për forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me partnerët strategjikë ndërkombëtarë.

Nga ana e tyre, mysafirët vlerësuan progresin institucional të Kosovës në fushën e drejtësisë dhe ritheksuan gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional në iniciativa që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, luftimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe avancimin e sigurisë dhe drejtësisë ndërkombëtare.

blerim isufaj

Blerim Isufaj

Më shumë nga Lajme

  • 23:35Ish-këshilltari i Thaçit: Gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është drastik
  • 23:35Një 24-vjeçar kosovar zhduket në Itali, policia publikon fotografinë e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve
  • 23:22“Temperatura nën zero”-Parashikimi i motit për nesër
  • 23:13Vdes në vendin e punës punëtori i shkollës “Fehmi Lladrovci” në Drenas
  • 23:05Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë