Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryeprokurori Isufaj: Kurti nuk shërbehet me fakte, por me thashetheme

GD
Gazeta Demos27 korrik 2025 në 22:26
Kryeprokurori Isufaj: Kurti nuk shërbehet me fakte, por me thashetheme

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i është përgjigjur kritikave të kahmotshme të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili disa herë e ka përmendur me emër gjatë deklarimeve në Kuvend, duke e akuzuar për mungesë suksesi si prokuror.

Isufaj ka deklaruar se nuk dëshiron të komentojë nivelin e sulmeve politike, por prezantoi statistika konkrete për punën e tij shumëvjeçare në sistemin e drejtësisë.

“Shiko… nivel i ulët më duket me e komentu këtë. Por, vetëm një gjë dua me thanë. Në karrierën time prej vitit 2010 jam prokuror, dhe vazhdimisht kam qenë prokuror i Krimeve të Rënda ose i Prokurorisë Speciale. Për mos me ekzagjeru, për këto vite i kam ngritur diku 300 aktakuza. Me dijeninë time, vetëm 6 i kam të refuzuara gjatë karrierës. Që performanca i bie diku 97% aktakuza të aprovuara në gjykatë. Kjo është lehtë e verifikueshme”

I pyetur nëse Kurti është në dijeni të këtyre të dhënave, Isufaj u përgjigj prerazi.

“As që më intereson nëse e din apo jo. Unë jam i sigurt se ai nuk shërbehet me fakte, por me thashetheme. Sepse po të shërbehej me fakte, ai nuk do të duhej të thoshte ashtu. Mos e harro një fakt – a folëm më herët për terrorizëm – unë kam qenë ai që i ka arrestu 40 e më shumë persona, unë kam qenë ai që i kam akuzu mbi 30, krejt janë të dënuar. Ky është një fakt në mesin e shumë fakteve të tjera”, deklaroi ai, për emisionin “ KallxoPërnime ”.

Përballë kritikave se nuk është marrë me korrupsion apo hetime të nivelit të lartë, ai theksoi se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuza edhe ndaj ish-zyrtarëve të lartë qeveritarë.

“Nuk kanë të drejtë ta thonë këtë gjë. Ju e dini – pesë ish-ministra të qeverive të kalume i kemi me aktakuzë. Ne i prezumojmë të pafajshëm, por sipas bindjes sonë, ata kanë plotësuar standardet për t’u akuzuar. Ka edhe zëvendëskryeministër, është i akuzuar edhe ish-drejtori i AKI-së. Këta kurrë nuk janë pjesë e kësaj qeverie, sikur tentohet shpesh me thanë se po na hetoni vetëm neve”, përfundoi Isufaj.

Gjatë një seance plenare, në prill të vitit 2023, kryeministri në detyrë Albin Kurti kishte akuzuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, për të cilin kishte thënë se nuk e ka fituar asnjë rast në gjykatë dhe ka përmendur rastin e Dino Asanajt, për të cilin tha se nga vrasja e ka kategorizuar në vetëvrasje, dhe për rastin “Sopi”, të cilin sipas kryeministrit, Isufaj e ktheu nga vetëvrasja në vrasje.

Më shumë nga Lajme

  • 16:43Musliu reagon pas identifikimit të mbetjeve të dy të zhdukurve nga lufta
  • 16:35Fillon rritja e çmimit të linjave të autobusëve
  • 15:54Zjarr në Babicë të Vlorës, flakët rrezikojnë një banesë, ndërhyjnë zjarrfikësit
  • 15:53Konjufca dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite
  • 15:42“Nga sot e tutje, ASNJË TOLERIM!” – Kushtrim Shkodra i raporton në Polici ata që fyen UÇK-në dhe krerët e saj