Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kryeministri Kurti takoi drejtoren e NATO-s për Operacione, FSK po përgatitet për misionin në Gaza

GD
Gazeta Demos8 prill 2026 në 19:31
Kryeministri Kurti takoi drejtoren e NATO-s për Operacione, FSK po përgatitet për misionin në Gaza

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren.

“Kryeministri Kurti shprehu falënderime për angazhimin e NATO-së për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, si dhe për rolin e rëndësishëm të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) për Ministrinë e Mbrojtjes si organ kyç ndërlidhës dhe këshillues i aleancës veri-atlantike në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit, kryeministri Kurti foli për mundësitë që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të ndjekin trajnime ushtarake edukuese dhe profesionale në institucionet e NATO-s. E po ashtu, për rritjen e kapaciteteve të FSK-së në përputhje me standardet e aleancës veri-atlantike.

Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit.

Ai theksoi se Kosova është e përcaktuar, angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj për integrim në NATO.

Drejtorja e NATO-s për Operacione, Hallengren, ndërkaq, e falënderoi kryeministrin Kurti për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e ngushtë. Ndërsa, vlerësoi lartë vendimin për angazhimin e FSK-së në misionin stabilizues në Gaza”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit./kp

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 12:00Digjet depo e QKMF-së në Gjakovë, ndërhynë zjarrfikësit dhe parandalojnë përhapjen e tij në pjesët e tjera të objektit
  • 11:57​Nis takimi mes Komisionit për Punë të Jashtme dhe ambasadorit të Hungarisë
  • 11:34Hoti: Qeveria Kurti nuk e realizoi asnjë premtim të saj, nuk i kreu as projektet e trashëguara
  • 11:33KRU “Prishtina”: Ndërprerja e rrymës lë pa ujë disa zona
  • 10:57Në veturë iu gjetën mbi gjysmë kilogrami marihuanë, arrestohet një person në Prishtinë