Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryeministri Kurti i bën përmbledhje vizitës në Londër: E dyta brenda gjashtë muajsh, Mbretëria e Bashkuar aleat kyç

GD
Gazeta Demos11 prill 2026 në 16:02
Kryeministri Kurti i bën përmbledhje vizitës në Londër: E dyta brenda gjashtë muajsh, Mbretëria e Bashkuar aleat kyç

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij dy ditore në Mbretërinë e Bashkuar, duke listuar takimet që ka pasur

Kurti ka thënë se kjo është vizita e tij e dytë brenda gjashtë muajsh, duke e cilësuar Mbretërinë e Bashkuar si një aleat kyç për Kosovën.

Në postimin e tij, Kurti ka treguar se ka përmbyllur vizitën e tij me një takim me Sir Noel Malcolm, historianin e njohur.

Postimi i plotë i Kurtit:

Vizitën zyrtare në Londër e fillova me një takim me Sekretaren për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, vizita e dytë në gjashtë muajt e fundit. Në këtë takim, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke theksuar marrëdhëniet e shumanshme dhe të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta demokratike dhe përkushtim për sigurinë dhe prosperitetin. E cilësova Mbretërinë e Bashkuar si partner kyç strategjik dhe ritheksova angazhimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh. U takova gjithashtu me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso, të cilën e falënderova për mbështetjen e konsiderueshme financiare për zhvillimin e Kosovës. Diskutuam vazhdimin e mbështetjes për sektorin privat në rritje dhe për projektet e infrastrukturës publike, si energjia, uji dhe transporti publik. Vizita vijoi me pjesëmarrjen në një panel të organizuar nga think tank-u ODI Global, ku, së bashku me drejtoreshën ekzekutive Sara Pantuliano dhe Dora Meredith, si dhe me analistin e mirënjohur ekonomik Martin Wolf nga Financial Times, diskutuam mbi shtetndërtimin ekonomik dhe stabilitetin global. Në mbrëmje, mora pjesë në një darkë të shtruar nga Ministri i Shtetit për Mbrojtje, Lord Coaker, në Naval and Military Club, ku diskutuam bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe çështje më të gjera të sigurisë.

Në ditën e dytë të vizitës, pata kënaqësinë të jem pjesë e panelit hapës në London Defence Conference, në edicionin e saj të katërt, përkrah të Dërguarës së Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, kongresistit republikan nga Karolina e Veriut Pat Harrigan, Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, Gjeneralit Onno Eichelsheim, si dhe Profesorit Julian Lindley-French. Diskutimi u përqendrua në kuptimin e mbrojtjes dhe të gatishmërise në një kohë të krizave të shumta globale. Pas panelit, zhvillova një intervistë me drejtorin e konferencës, Iain Martin, ku biseda u përqendrua më në detaje për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe sfidat e sigurisë dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia dhe Rusia, në kuadër të një podcast-i të ardhshëm. Vizita u përmbyll me një darkë me historianin dhe akademikun e njohur Sir Noel Malcolm nga Universiteti i Oksfordit, zëri mëi rëndësishëm ndërkombëtarë për historinë e Kosovës.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 13:22REL: Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë
  • 13:18Tragjedi në Ksamil: 4-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga vetura e babait
  • 12:51Largimi i flamurit të Ukrainës, Përparim Rama: Shteti i Kosovës duhet të respektohet
  • 12:39Deklaratat e Zelenskyt në Serbi, largohet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë
  • 12:17Haradinaj nderon dëshmorët e Gllogjanit e Hereqit, sakrifica e tyre është themeli i lirisë