Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryediplomati belg: Kosova të zgjidhë bllokimin politik dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë

GD
Gazeta Demos18 prill 2026 në 09:49
Kryediplomati belg: Kosova të zgjidhë bllokimin politik dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë

Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar për vizitën e tij që zhvilloi të enjten në Kosovë.

Ai tha se ka pasë diskutime të frytshme me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe homologun e tij, Glauk Konjufca.

“Vizita ime nxjerr në pah angazhimin konkret të Belgjikës në dhe për Kosovën, duke përfshirë kontributin tonë në siguri përmes KFOR-it – të cilin e vizitova dhe të cilit i përsërita mbështetjen tonë – dhe përmes projekteve të kryera në kuadër të Këshillit të Europës”, ka shkruar ai.

Prevot përmendi edhe bashkëpunimin për kapacitetet e burgjeve pasi vendi i tij kishte shprehur interesim për t’i marrë në shfrytëzim institucionet korrektuese në Kosovë.

“Belgjika mbetet e përkushtuar për të forcuar dialogun politik dypalësh dhe për të thelluar bashkëpunimin policor dhe të migracionit, si dhe bashkëpunimin në fushën e kapacitetit të burgjeve”, ka shkruar Prevot.

Ai foli edhe për situatën aktuale politike, duke nxitur atë të gjejë një zgjidhje për stabilitet institucional.

“E inkurajoj Kosovën të gjejë një zgjidhje për bllokimin aktual institucional dhe të punojë drejt një stabilizimi të shpejtë të situatës së brendshme politike, duke përfshirë vëmendjen e vazhdueshme për uljen e tensioneve, veçanërisht në veri. Rruga europiane e Kosovës meriton vëmendjen dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme. Ajo duhet të mbështetet nga një progres i besueshëm. I përgëzoj përpjekjet e Kosovës në këtë drejtim. Këto përpjekje tani duhet të njihen edhe nga BE-ja në tërësi. Belgjika do të jetë një avokate e fortë për këtë qëllim”.

Megjithatë, ai potencoi se kjo rrugë europiane duhet të shkojë së bashku me “një riangazhim” në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe me “përparim të prekshëm” në zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

“Kjo është thelbësore për stabilitetin rajonal”.

“Shkurt: Belgjika është dhe do të mbetet një mbështetëse e vazhdueshme e perspektivës europiane të Kosovës. Llogaritni në angazhimin e Belgjikës!”, përfundoi ai.

Maxime Prevot

Më shumë nga Lajme

  • 12:36Ymeri: Fatkeqësia jonë është sistemi, jo vetëm individi
  • 12:33Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2027
  • 12:32Kusari-Lila: Deri më 6 tetor duhet të zgjidhet presidenti dhe të ketë dakordim për ndryshimin e Ligjit për Specialen
  • 12:09Von der Leyen vjen në Kosovë më 1 tetor, këto janë takimet e saj në Prishtinë
  • 12:04Vdes Musa Rexhaj, veprimtar i LDK’së