Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryebashkiaku serb e vret me thikë të dashurën nga xhelozia, dënohet me 14 vjet burg

GD
Gazeta Demos11 dhjetor 2025 në 19:52
Kryebashkiaku serb e vret me thikë të dashurën nga xhelozia, dënohet me 14 vjet burg

Drejtori i Departamentit të Administratës së Përgjithshme dhe Shërbimeve Publike të Komunës Koceleva në Serbi, Radovan Ranisavleviq (57), vrau të dashurën e tij Jasmina Puretiq Lazareviq (46) dhe më pas u përpoq të kryejë vetëvrasje.

Krimi i pasionit, i cili ndodhi më 23 shtator 2020, tronditi publikun dhe epilogu i gjykatës erdhi një muaj më parë. Motivi i vrasjes ishte xhelozia patologjike, raportojnë mediat serbe.

Ranisavleviq shkoi me veturë në urë mbi Sava pranë Shabacit me qëllim që t’i merrte jetën vetes. Ai u ndalua nga një patrullë policie që e gjeti në urë.

Ai i përshkroi policisë me detaje se si u ngjit në një shkallë deri te dritarja e shtëpisë së Jasminës, hyri brenda dhe pas një grindjeje të shkurtër e theri me thikë.

Policia shkoi në adresën në Bariq të Beogradit, rreth orës tre të mëngjesit, ku ata e gjetën trupin e pajetë të Jasmina Puretiq Lazareviq në një pellg gjaku, me plagë të shumta thike, transmeton KosovaPress.

Një hetim në vendngjarje u krye dhe u sekuestruan gjurmë gishtash, ADN dhe prova të tjera materiale. Policia e Beogradit e mori Ranisavleviq në paraburgim, gjë që çoi në një hetim zyrtar.

Radovan dhe Jasmina, të dy të martuar me fëmijë të rritur, kishin filluar një histori dashurie të fshehtë pasi u takuan në fshatin e tyre të lindjes. Spekulohet se Jasmina vendosi t’i jepte fund lidhjes dhe të kthehej te familja e saj, gjë që Ranisavleviq, i fiksuar pas xhelozisë, nuk mund ta pranonte. Vetë Ranisavleviq në gjykatë pranoi krimin e kryer për të cilin u dënua me 14 vjet burg./KP

dash

Më shumë nga Lajme

  • 13:08Gruda debaton me deputetet e VV gjatë përplasjeve, Gërvalla: Kemi afat deri më 6 shtator për konstituimin e Kuvendit
  • 13:02Musliu lag me ujë Nagavcin
  • 12:51Sigurimi tenton ta pengojë Ganimete Musliun që po përplaset me VV: Mos më prek se ndahesh keq
  • 12:47Tensione në sallën e Kuvendit, Ganimete Musliu i gjuan ujë Ardian Golës së VV-së
  • 12:44“Mos më prek” Arbërie Nagavaci e VV dhe Albana Bytyqi e AAK shtyhen fizikisht në hyrje të sallës