Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së sotme janë identifikuar katër lidhje ilegale në Hajvali brenda pak orësh.
Sipas kompanisë, aksioni për identifikimin e kyçjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit po vazhdon, ndërsa Hajvalia dhe Veterniku vazhdojnë të prijnë për numrin e lidhjeve ilegale.
