Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se konsumatorët me fatura të papaguara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit duhet t’i shlyejnë obligimet sa më shpejt.

Sipas njoftimit, ndaj atyre që nuk kryejnë pagesat do të merren masa, përfshirë shkyçjen nga rrjeti dhe procedurat përmbarimore.

Shkyçja mund të aplikohet për konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara.