Branislav Krstic, ka deklaruar se pret që procesi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të zhvillohet pa pengesa dhe në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, duhet të respektohen praktikat e mëhershme të konstituimit të institucioneve, përfshirë edhe përfaqësimin e komuniteteve.
“Unë pres që zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të zhvillohet pa pengesa të panevojshme, ashtu si ndodhi edhe në konstituimin e legjislaturës së kaluar, kur u respektua interpretimi i Gjykatës Kushtetuese dhe posti i nënkryetarit që i takon komunitetit serb iu dha Listës Serbe. Besoj se shkelja e Kushtetutës ose mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese duhet t’i përkasin përfundimisht së kaluarës. Çdo veprim ndryshe do të ishte një hap prapa për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke minuar besimin e qytetarëve në institucionet e Kosovës.”, tha Krstic
