Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, mori pjesë në ceremoninë solemne të përcjelljes së kontingjentit të 45-të kroat, me 133 ushtarë në operacionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, e cila u mbajt në kazermën “Kolonel Predrag Matanović” në Petrinja.
Në operacionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Republikën e Kosovës do të dërgohen 133 pjesëtarë të kontingjentit të 45-të kroat, ndërsa komandant i kontingjentit është brigadieri Marijan Grđan.
“Ne përcollëm 133 pjesëtarë dhe pjesëtare të kontingjentit të 45-të të Ushtrisë Kroate nga kazerma e Petrinjës drejt operacionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – KFOR. Çdo ushtar dhe çdo kontingjent kroat që ka marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në Kosovë dhe në pjesë të tjera të Evropës dhe botës ka fituar gjithmonë vlerësimet dhe respektin më të lartë nga kolegët e tyre nga vendet anëtare të NATO-s, duke konfirmuar profesionalizmin, dijen dhe vlerat e ushtrisë kroate”, tha ai.
