Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kriza e mbeturinave, ndërhyn Komuna e Prishtinës, nis bashkëpunimi me “Pastrimin” Rajonal

GD
Gazeta Demos29 janar 2026 në 09:29
Kriza e mbeturinave, ndërhyn Komuna e Prishtinës, nis bashkëpunimi me “Pastrimin” Rajonal

Ndërmarrja Komunale “Pastrimi” po përballet prej kohësh me vështirësi në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, për shkak të mungesës së kapaciteteve të plota teknike dhe operative. Për këtë arsye, KRM “Pastrimi” Sh.A. i është drejtuar Komunës së Prishtinës me kërkesë për mbështetje institucionale.

Pas pranimit të kërkesës, Komuna e Prishtinës ka reaguar menjëherë duke ofruar ndihmën e nevojshme dhe ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Ndërmarrjen Rajonale “Pastrimi”, ku janë përcaktuar ndihma konkrete dhe parimet bazë të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, ka nisur sot angazhimi i Ndërmarrjes Rajonale “Pastrimi” në terren për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve inerte (ndërtimore) dhe mbetjeve vëllimore nga deponitë ilegale në territorin e kryeqytetit.

Sipas kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ky bashkëpunim synon rritjen e kapaciteteve operative në terren, ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe më efikase, si dhe përmirësimin e pastërtisë dhe cilësisë së jetës për qytetarët e Prishtinës.

“Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve operative në terren, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më të shpejta, më efikase dhe në funksion të përmirësimit të pastërtisë dhe cilësisë së jetës për qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Rama.

MBETURINAT

Më shumë nga Lajme

  • 22:31Tasholli: Rinia e ka kap në dorë UÇK-në, s’ka kush që ia heq
  • 22:28MURIQIIIIII: Kosova në epërsi ndaj Irlandës
  • 22:27Endrit Thaçi: Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajësinë e tyre
  • 22:14Protestuesit kthejnë reflektorët nga objekti i Qeverisë: Votojeni Projektligjin për Dhomat e Specializuara, durimi ynë po mbaron
  • 22:03Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty