Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kritika të forta nga Zelensky për Evropën, thotë se plani i paqes është pothuajse gati

GD
Gazeta Demos22 janar 2026 në 16:22
Kritika të forta nga Zelensky për Evropën, thotë se plani i paqes është pothuajse gati

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë deklarata të forta pas takimit me ish-presidentin amerikan Donald Trump, duke e krahasuar situatën aktuale në Ukrainë me filmin “Groundhog Day”, ku personazhi kryesor është i detyruar ta rijetojë vazhdimisht të njëjtën ditë.

“Askush nuk do të donte të jetonte ashtu, duke ripërsëritur të njëjtën gjë për javë e muaj dhe sigurisht për vite. Kjo është pikërisht si po jetojmë tani. Dhe është jeta jonë”, ka thënë Zelensky.

Në vazhdim, ai ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Evropës, duke e akuzuar për mungesë veprimesh konkrete, veçanërisht sa i përket ndjekjes penale të Rusisë. Zelensky i ka dhënë zë edhe kritikave të Trumpit ndaj Evropës, duke thënë se “Evropa do të diskutojë për të ardhmen, por i shmanget veprimit sot”.

Sipas tij, shtetet evropiane janë të ndara dhe më të shqetësuara që të mos e ofendojnë njëra-tjetrën sesa të veprojnë me vendosmëri përballë agresionit rus.

“Është e vërtetë se shumë takime janë zhvilluar, por Evropa ende nuk ka arritur në pikën për të pasur një shtëpi për tribunal. Çfarë po mungon? Koha apo vullneti politik? Shumë shpesh në Evropë, diçka tjetër gjithmonë është më urgjente se drejtësia”, ka theksuar Zelensky në një fjalim të pazakontë kritik ndaj aleatëve të tij.

Duke vazhduar me kritikat, presidenti ukrainas ka deklaruar se veprimet janë ato që e definojnë të ardhmen, duke ngritur edhe çështjen e naftës ruse që, sipas tij, vazhdon të transportohet përmes brigjeve evropiane.

“Pse presidenti Trump mund t’i ndalojë cisternat nga flotat dhe të sekuestrojë naftë, por Evropa jo? Nafta ruse po transportohet përmes brigjeve evropiane. Ajo naftë e financon luftën kundër Ukrainës, ajo naftë ndihmon destabilizimin e Evropës”, ka shtuar ai.

Zelensky ka kritikuar gjithashtu mungesën e veprimeve nga NATO, duke ngritur shqetësime për sigurinë e vendeve anëtare.

“Nëse Putini vendos ta marrë Lituaninë ose ta godasë Poloninë, kush do të përgjigjet?”, ka pyetur ai.

Ndërkohë, duke folur për planin e paqes në Ukrainë, Zelensky ka bërë të ditur se procesi është afër përfundimit.

“Dokumentet që synojnë përfundimin e luftës janë pothuajse gati dhe kjo vërtet ka rëndësi. Ukraina po punon me sinqeritet të plotë dhe vendosmëri dhe kjo sjell rezultate”, ka deklaruar presidenti ukrainas.

Më shumë nga Lajme

  • 09:41Kurti përkujton vëllezërit Bytyqi: Kalimi i kohës s’e zbeh krimin
  • 09:31Sala Jashari kritikon Qeverinë Kurti: Ende s’ka një veprim konkret pas vendimit të Speciales
  • 09:25Hajdutët hyjnë në një banesë në Prishtinë, grabisin para dhe stoli ari
  • 09:24Dëmtoi laurën e parkingut në Aeroportin e Prishtinës, arrestohet i dyshuari
  • 08:46Vrasje në tentativë në Skenderaj