Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kreu i OKB-së: SHBA-ja beson se fuqia e saj ka më shumë rëndësi se ligji ndërkombëtar

GD
Gazeta Demos19 janar 2026 në 10:42
Kreu i OKB-së: SHBA-ja beson se fuqia e saj ka më shumë rëndësi se ligji ndërkombëtar

SHBA-ja po veprojn me pandëshkueshmëri dhe besojnë se fuqia e tyre ka më shumë rëndësi se ligji ndërkombëtar, kështu ka deklaruar kreu i OKB-së për BBC-në , António Guterres.

Gjatë një interviste për programin Today të BBC Radio 4, Guterres tha se “bindja e qartë” e Uashingtonit ishte se zgjidhjet multilaterale ishin të parëndësishme. Ajo që kishte rëndësi për ta, ishte “ushtrimi i fuqisë dhe ndikimit të Shteteve të Bashkuara dhe ndonjëherë në këtë drejtim sipas normave të ligjit ndërkombëtar”.

Komentet e kreut të OKB-së vijnë disa javë pasi SHBA-të goditën Venezuelën dhe arrestuan presidentin e saj, dhe në kontekstin e kërcënimeve të përsëritura të Donald Trump-it për të aneksuar Groenlandën.

Guterres tha se besonte se parimet themeluese të OKB-së, përfshirë barazinë e shteteve anëtare, tani ishin nën kërcënim.

Presidenti Trump më parë ka qenë i ashpër në kritikat e tij ndaj Kombeve të Bashkuara. Ai e përdori fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme shtatorin e kaluar për të vënë në dyshim vetë qëllimin e saj, duke pretenduar se kishte “përfunduar shtatë luftëra të pafundme” vetë dhe se OKB “as që u përpoq të ndihmonte në ndonjërën prej tyre”.

“Më vonë kuptova se OKB nuk ishte aty për ne,” tha ai, citon BBC.

I ballafaquar me këtë vlerësim, Guterres pranoi se organizata e tij po luftonte për t’i bërë anëtarët të respektonin ligjet ndërkombëtare të përcaktuara në Kartën e OKB-së.

OKB ishte “jashtëzakonisht e angazhuar” në zgjidhjen e konflikteve të mëdha globale, këmbënguli ai. “Por OKB nuk ka ndikim, fuqitë e mëdha kanë ndikim më të fortë.”

Ai vuri në pikëpyetje nëse ky ndikim shtesë po përdorej për të prodhuar zgjidhje reale dhe të qëndrueshme për konfliktet, apo thjesht zgjidhje të shpejta. “Ka një ndryshim të madh mes dy gjërave,” theksoi ai.

Guterres gjithashtu tha se organizata e tij kishte nevojë për një reformë për të përballuar “probleme dhe sfida dramatike” që përballen 193 anëtarët e saj.

“Ka nga ata që besojnë se fuqia e ligjit duhet të zëvendësohet nga ligji i fuqisë,” tha kreu i OKB-së.

“Me të vërtetë, kur sheh politikën aktuale të Shteteve të Bashkuara, ka një bindje të qartë se zgjidhjet multilaterale nuk janë të rëndësishme dhe se ajo që ka rëndësi është ushtrimi i fuqisë dhe ndikimit të SHBA-ve dhe ndonjëherë në këtë drejtim sipas normave të ligjit ndërkombëtar.”

Ai sugjeroi se Këshilli i Sigurimit të OKB-së, i krijuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, nuk përfaqëson më botën dhe është “joefektiv”.

Çdo anëtar i përhershëm i këshillit (Franca, Kina, Rusia, Mbretëria e Bashkuar ose SHBA-të) mund të vërë veton ndaj rezolutave. Si Rusia ashtu edhe SHBA-të e kanë përdorur këtë fuqi për të penguar përpjekjet globale për t’i dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gaza.

Guterres pretendoi se vetot po përdoren për të avancuar interesat e anëtarëve individualë dhe kritikoi faktin që “tre vende evropiane” janë anëtarë të përhershëm.

Më shumë nga Lajme

  • 08:42I jepet lamtumira e fundit bashkëshortes së Harry Bajraktarit, figura të larta marrin pjesë në meshën dhe në lutjet për shpirtin e Lisës
  • 08:35Zjarret në Washington detyrojnë 65 mijë persona të evakuohen
  • 08:28Marrëveshje politike? Kurti dhe Abdixhiku takohen sot
  • 08:25Hyn në fuqi Ligji i BE për Inteligjencën Artificiale
  • 08:24S’ka fluks automjetesh, kaq po pritet nëpër kufijtë e Kosovës