Alban Krasniqi, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, u ka dhënë një ‘leksion’ Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, që i reaguan vendimit të inicuar nga ai në KQZ, për mos njohjen e rezultateve të zgjedhjeve të Listës Serbe. Vendim ky që u rrëzua nga PZAP.
Krasniqi, në emisionin “60 minuta” të KTV, është shprehur se politizimin e kësaj çështje po e bëjnë ndërkombëtarët.
“Politizimi nuk është duke ardhur nga KQZ, politizimi është duke ndodhur nga akterët e njëjtë që e kontrabanduan Listën Serbe më 2013 duke e bërë pjesë të sferës politike që përfaqëson edhe komunitetin serb”, ka potencuar ai.
