Ish-kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se secili në listën e PDK-së është vlerë më vete dhe se secili sjell përvojë, energji dhe besim.

Ndërkaq, Bedri Hamzën ai e quajti njeri që mishëron përvojën, qetësinë dhe vizionin e Kryeministrit që i duhet Kosovës.

“Lista jonë për zgjedhjet e 28 dhjetorit është pasqyra më e mirë e vlerave të PDK-së: njerëz profesionistë, të ndershëm, të përkushtuar dhe të gatshëm t’i shërbejnë Kosovës me dinjitet. Secili prej tyre sjell përvojë, energji dhe besim. Secili është vlerë më vete”.