Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

GD
Gazeta Demos3 shtator 2025 në 23:38
Krasniqi për paraqitjen e Kurtit në gjykatë: Kur ka interes, i respekton organet e drejtësisë

Profesori i të drejtës penale, Kolë Krasniqi, e ka komentuar paraqitjen në gjykatë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që e bëri gjatë ditës në cilësinë e të dëmtuarit në rastin ku Faton Klinaku po akuzohet për kanosje ndaj tij.

Krasniqi tha se fillimi dhe përfundimi i gjykimit në këtë rast ishte tejet profesional, por tha se paraqitja e Kurtit në këtë seancë si i dëmtuar dhe refuzimi i tij që të paraqitet si dëshmitar në afera të ndryshme korruptive, tergon për qëndrime të ndryshme të tij.

“E përgëzoj Kurtin për shkuarjen dhe përgjigjen ndaj ftesës që të paraqitet në gjykatë, mirëpo në këtë rast është paraqitur vetëm si person i dëmtuar”.

“Paraqitja e tij në këtë seancë si person i dëmtuar dhe refuzimi i tij i mëparshëm që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit për dhënien e informacioneve të caktuara lidhur me afera të ndryshme korruptive tregon për qëndrime të ndryshme të Kurtit në raport me sistemin e drejtësisë”, tha Krasniqi në Ediconin Special në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se Kurti ku ka interes që të përfitojë nga nga disponime të ndryshme të opinionit publik kur paraqitet si viktimë, paraqitet dhe i respekton institucionet e drejtësisë.

“Mirëpo, në raste të tjera kur ai vlerëson se pikërisht shkuarja e tij para organeve të drejtësisë mund ta rrezikojë kredibilitetin e tij politik, i refuzon dhe i akuzon institucionet e drejtësisë”.

“Pikërisht qëndrimi i tij apo qëndrimi i një figure publike në raport me sistemin e drejtësisë, në mënyra të tilla ndikon në mënyrë tejet negative në opinionin publik por i jep edhe një imazh tejet negativ sistemit të drejtësisë në arenën ndërkombëtare”, tha ai.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 20:38Lirim Mehmetaj reagon pas dokumentit të Shehollit: Asnjë besimtar të mos intimidohet, kombet më të arrira janë fetare
  • 20:37Vdes këmbësori i aksidentuar dje në rrugën Prishtinë-Podujevë
  • 20:30VV dorëzon nesër në hetuesi materiale për legalizime të dyshimta në Komunën e Prishtinës
  • 20:27Pacolli: Së shpejti prezantojmë Ligjin e Ri për Mbeturinat
  • 20:12INSTAT: Mbi 7 milionë hyrje të të huajve në Shqipëri deri në korrik