Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur sot në takim kryetarët e komunave me shumicë serbe për, siç tha ai, koordinuar përgjegjësitë institucionale në mes të dy niveleve.
Krasniqi iu tha se atyre Qeveria e re dhe sidomos Ministria e tij do të jenë të gatshme të ofrojnë ndihmën dhe mbështetjen që iu duhet atyre.
“Gjatë këtij takimi kam dëgjuar me kujdes secilin Kryetarë të Komunës, për çdo sfidë te tyre. Qeveria në përgjithësi dhe MAPL në veçanti është e gatshme të ofrojë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme për zgjedhjen e problemeve të cilat janë me interes për qytetarët”.
