Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me dëshminë e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin, sot në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ai tha se Rubin po dëshmon me ndërgjegje të pastër dhe kujtesë të gjallë, në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke e quajtur këtë një dëshmi të qartë për drejtësinë e luftës së UÇK-së.
“James Rubin, diplomat dhe patriot amerikan, me ndërgjegje të pastër dhe kujtesë të gjallë, po flet në mbrojtje të Presidentit Thaçi dhe shokëve të tij. Kjo është një dëshmi e qartë, e bazuar në fakte të pakontestueshme, për drejtësinë e luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
