Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar zhvillimet zgjedhore në Mitrovicë, duke akuzuar qeverinë për keqpërdorim të pushtetit dhe institucioneve shtetërore në garën lokale.
Në një intervistë për Rubikon, Krasniqi tha se në Mitrovicë ka ndodhur “diçka e paprecedent”, ku, sipas tij, kryeministri në detyrëAlbin Kurti, ministrat, deputetët dhe organet e sigurisë kanë përdorur mekanizmat shtetërorë për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve.
“Në Mitrovicë ka ndodhë diçka e paprecedent. Është keqpërdorur pushteti dhe autoriteti i institucioneve shtetërore në garë kundër një partie politike dhe kandidatit tonë, Arian Tahiri. Këtë nuk e kam parë kurrë në një shtet normal e demokratik. ” tha Krasniqi.
